Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambientalistët alarmojnë për katastrofën e mundshme ekologjike në kufirin mes Bullgarisë dhe Serbisë

Foto: arkiv

Shkatërrimi i natyrës dhe resurseve të saj në emër të interesave private është një problem, i cili prej vitesh shqetëson njerëzit në të dyja anët e kufirit bullgaro-serb. Përfaqësuesit e organizatave ekologjike dhe qytetarët e të dyja shteteve me shqetësim vëzhgojnë situatën në dy minierat për nxjerrjen e plumbit, zinkut dhe bakrit në rajonin e fshatrave serbe Karamanica dhe Musul.

Sipas të dhënave të organizatave nga qyteti Bosilegrad të Serbisë “Eko-Bio-Pravda” dhe “Glas”, të shpallura në një konferencë për shtyp në Sofje, minierat ndotin me metale të rënda degët e lumit Dragovishtica, e cila hyn në territorin e Bullgarisë dhe pastaj rrjedh në lumin Struma. Sipas tyre përqendrimi i lëndëve ndotëse në ujë, tokë dhe në ajër në radius prej disa kilometrave rreth minës “Karamanica” e tejkalon dhjetëra herë normën e lejuar. Në Bullgari akoma nuk ka të dhëna për ndotjen e ujit, por në anën tjetër të kufirit tabloja është krejt e ndryshe. Rajoni që deri para pak kohe ka qenë vend i preferuar për pushime dhe turizëm, sot është pothuaj i shpopulluar . Sipas bashkatdhetarëve tanë nga Bosilegradi (pothuaj të gjithë qytetarët e tij janë me prejardhje bullgare) shkaqet për këtë tendencë demografike janë mungesa e punës dhe ambienti i ndotur.

Dimitërt Kumanov nga shoqata “Ballkanka” informoi se akoma në vitin 2016 para ndërtimit të minierave në fjalë autoritetet serbe i kanë dërguar Bullgarisë letër për të kërkuar mendimin e Ministrisë së Mjedisit dhe për ta ftuar atë të marrë pjesë në vlerësimin transkufitar që bëhet zakonisht në raste të tilla. Përgjigja e palës bullgare ka vonuar disa ditë dhe përveç kësaj nuk ka qenë shkruar në përputhje me Konventën e vlerësimit të ndikimit në mjedis në kontekst transkufitar të miratuar në vitin 1991 në Espoo të Finlandës.

Pas kësaj Serbia nuk ka komunikuar me organet kompetente të Bullgarisë për asnjë çështje të lidhur me ndërtimin dhe funksionimin e minierave.

Nga e majta në të djathtë: Aleksandër Dimitrov, Botjo Hristov, Dimitër Kumanov, Antonina Shiparova dhe d-r Vlladimir Janev në konferencën për shtyp / Foto: BTA

Një problem tjetër u diskutua në konferencën për shtyp – ai shqetëson njerëzit pranë kufirit, këtë herë në territorin bullgar, në rajonin e qytetit Kjustendill dhe fshatrave përreth. Bëhet fjalë për lejen e lëshuar nga qeveria bullgare një kompanie kanadeze për studimin e perspektivës për nxjerrjen e mineraleve në territorin Zlogosh. Kryetarja e komitetit nismëtar të qytetarëve të Kjustendilit “Për natyrë të pastër” Antonina Shiparova shpjegoi shqetësimet e ekologëve:

“Gjatë themelimit të komitetit tonë në vitin e kaluar kishim ftuar dy gjeologë nga Kjustendili, të cilët kanë bërë studime akoma në kohën e socializmit. Sipas raporteve të tyre në terrenin Zlogosh sasia e merkurit në tokë është aq e madhe, se rrezikon tërë rajonin. Në se fillojnë sondazhet atje, burimet e ujit menjëherë do të ndoten. Për këtë arsye është me rëndësi të mos lejojmë jo vetëm nxjerrjen e mineraleve, por bile studimet në rajon”.

Shiparova shtoi se shoqata i ka informuar të gjitha bashkitë në rajon – ato të fshatrave Trekljano dhe Zemen. Këshillat bashkiake të të dy fshatrave akoma para fillimit të vitit të ri kanë votuar kundër studimetve për minerale në territorin “Zlogosh”.

Natyrisht kërkuam komentin e kryetarit të Bashkisë së Kjustendilit Petër Paunov për dy temat e nxehta. Ai ishte kategorik se nuk do të lejohen sondazhet në këtë territor , sepse Bashkia ka deklaruar mendimin e vet para Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave. Kryeministri gjithashtu është informuar, tha Paunovi. Në lidhje me sinjalet alarmante për veprimtarinë e minierave afër Bosilegradit, ai shpjegoi:

“Akoma kur ishin bërë sinjalet e para nga bashkatdhetarët tanë në Bosilegrad ekspertët nga dikasteri “Ekologjia” dhe kryetarët e bashkive në rajon filluan kontrollime të rregullta të gjendjes së ujit të lumenjve. Menjëherë ishin informuar të gjitha organet kompetente shtetërore. Kontrollimet po vazhdojnë, por deri tani nuk kemi regjistruar devijime nga normat e lejuara ekologjike”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Foto: Sekretariati i shtypit i Presidentit

Presidenti Rumen Radev: Besoj se kemi talent për ta konfirmuar Bullgarinë si një vend sovran dhe të begatë në hartën e Evropës

Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..

botuar më 25-01-01 12.05.PD

Çfarë e pret BE-në në vitin 2025

“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..

botuar më 24-12-31 1.35.MD

Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit përcolli një vit të suksesshëm

Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024 drejtuesja e saj, Rajna Manxhukova. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, ajo shprehu kënaqësinë për..

botuar më 24-12-29 9.10.PD