Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ati Ivelin Genov: Papa Françesku do të japë shenjë për unitetin e të krishterëve


Qyteti bullgar me bashkësi më të madhe prej të krishterësh katolikë, Rakovski, është duke u përgatitur për ta mirëpritur Atin e Shenjtë më 6 maj. Mbi 50 mijë besimtarë shpresojnë të luten bashkë me Papën Françesku në sheshin e qytetit dhe të ruajnë në zemrat e veta fjalët e tij, me të cilat do t’i inkurajojë që t’i mbeten besnikë Krishtit në ditët e provave. 

Ati i ri Ivelin Genov nga kisha “Zemra e Shenjtë e Jezusit” në qytetin Rakovski thotë se vizita e Papës është shkas që klerikët t’u rikujtojnë njerëzve se kush në fakt është Ai.

Foto: arkiv personalEdhe ne përfitojmë nga ky moment, që t’u shpjegojmë atyre se për katolikët Ai është peshkopi romak, i cili e mbron popullin e vet dhe është një shenjë e dukshme e Pranisë së Zotit dhe e Dashurisë në Tokë. Mirëpo, ekziston edhe përgjegjësia shpirtërore për t’u kujdesur për unitetin dhe shoqërimin – jo në njëtrajtshmëri, por në shumëllojshmëri.”

Uniteti dhe shoqërimi – përfshi këtu dhe në Kishën e ndarë të Krishterë. Pikërisht këto ditë Papa ia dha fillimin e Javës së Lutjeve për Unitetin e të Krishterëve.

Kisha katolike është shumë e angazhuar në këtë dialog ekumenik, sepse i tillë është mesazhi i Zotit tonë – të jemi një tërësi, cilët jemi ne, që të ecim të ndarë – thotë Ati, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Papa do të tërheqë në këtë dialog përfaqësuesit e kishave të tjera te ne. – Nuk e di nëse ai do ta bënte këtë me fjalë konkrete, me dokumente konkrete, por me praninë e vet, edhe pse për disa ditë, në jetën tonë, ai do të na japë një sinjal të qartë se të gjithë ne duhet të jemi një tërësi”, “Si Ti, O At, je tek Unë dhe Unë jam te Ti, ashtu edhe ata të jenë te Ne.” 

Si në pontifikatin e vet papa Françesku shpeshherë shkon përtej anës teorike, që t’i prekë periferitë ekzistenciale, siç i quan vetë ai, si dhe nevojat e fatmjerëve.

Ai dëshiron të na thotë se në dallim të logjikës sonë, ekonomia nuk është në qendër të jetës sonë – thotë gjithashtu Ati Ivelin Genov. – Po, ne mund ta udhëheqim shtëpinë tonë të përbashkët, Tokën, por vetëm me ndihmën e dashurisë – dhe jo si një nocion abstrakt, por si një veprim konkret. Prandaj edhe Papa na bëri thirrje që të dalim nga zona jonë e komfortit dhe ta shohim varfërinë, ta prekim realitetin e çdo një njeriu konkret.”

Ai vazhdimisht na jep shembuj personalë – mund ta shohim në një tryezë me njerëzit e pastrehë, t’i dëgjojmë thirrjet e tij për mikpritje ndaj migrantëve, ta ndiejmë angazhimin e tij ndaj viktimave të pafajshëm, duke vizituar vende të ndryshme të nderuara në tërë botën. Nuk është e rastit se ai e ka zgjedhur si moto të vet titullin e një enciklike “Paqja në botë”, të shkruar nga Papa “bullgar Joan XXIII, e cila na bën thirrje për t’i lexuatr shenjat e kohës.

Edhe sot ne mund të lexojmë shumë shenja, të cilat nuk na lejojnë që të jetojmë në dashuri dhe paqe, madje në vendin tonë – po vazhdon prifti. – Mendoj se mesazhi i Papës do të prekë pikërisht këto sfera – korrupsioni, aborti, përulja para Fuqive të Mëdha, arbitrariteti në legjislacion, emigracioni, ideologjitë e ndryshme – këto janë shenja, të cilat e ndajnë shoqërinë tonë.

Vizita e Papës do t’u sjellë gëzim 40 fëmijëve në qytet, të cilat do ta pranojnë në zemrat e tyre Krishtin me ndihmën e Atit të Shenjtë. “Ky do të jetë një moment sublim në jetën e tyre, sepse kungata e parë është ai zjarr, i cili e ndez tek ata dashurinë” , tha me këtë rast prifti dhe u kujtua për takimin me Papën Gjon Pavli II në Plovdiv në vitin 2002 – dhurata më e madhe për ditëlindjen e tij të 14.

Pata ndjenjën se disa herë Papa më shikoi mua – kujtohet Ati Ivelin Genov. – Kështu qe ai e kishte këtë karizmë të depërtonte, ta na prekte veçmas – dhe jo vetëm si turmë njerëzish. Më vijnë ndërmend edhe fjalët në fund të mesazhit të tij ndaj të rinjve: “Jepni kontributin tuaj kështu qe toka e trëndafilave të shndërrohet gjithnjë e më shumë në një tokë të mikpritjes dhe paqes.” Mendoj se Papa Françesku gjithashtu do ta bëjë këtë thirrje ndaj të rinjve në Rakovski – le të jemi mikpritës, të mos mbyllemi në vetveten dhe ta përhapim paqen e Krishti. Nuk e di sa çfarë mesazhi më të mirë mund të dërgojë një Papa ndaj të rinjve, të cilët vetë ai i quan “të ardhmen e botës”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: BGNES

Më shumë nga rubrika

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD