Kënga është krijimi më i shkurtër muzikor, i cili vetëm për disa minuta mund të tregojë një histori të madhe, të tregojë thellësi dhe perspektiva, në të cilat të zhytesh – këto janë fjalët e Mirosllava Kacarovës, të thëna disa ditë para koncertit IMAGINE më 25 janar në Shtëpinë e kulturës “Boris Hristov” në qytetin Plovdiv. Ai është një produkt i përbashkët i këngëtares së njohur të xhazit, orkestrës së Operës së Plovdivit dhe “Jazz combo” me lider Mirosllav Turijski.
"Koncerti Imagine është një pjesë nga programi zyrtar i Operës së Plovdivit dhe ngjarjet, të cilat hapen gjatë muajit të parë në Plovdiv – Kryeqyteti Evropian i kulturës – thotë akoma Mirosllava. Kjo është një provë që të mund të lidhet xhazi me tingëllimin klasik. Diçka, e cila gjithmonë fsheh rreziqe të shkohet në drejtim të mungesës së shijes. Shyqyr që , projekti ynë është fryt i një takimi shumë të mirë midis muzikantëve të shkëlqyer nga orkestra e Teatrit Operistik të Plovdivit me dirigjent Konstantin Dobrojkov dhe “Jazz combo” – Mlladen Dimitrov /bateri/, Aleksandër Lekov /bas/, Nikollaj Karageorgjiev /kitarë/ dhe Emill Pehlivanov /perkusione/. Ajo, të cilën e vendosëm ta bëjmë bashkë me kolegët është një “përfshirje” e plotë e xhazit në mënyrën klasike të shprehisë. Të dyja formacionet bashkërisht janë “prototipa” në materien e plotë integrale muzikore. Prej kohe punoj me Mirosllavin. Me të çdo vit bëjmë nga një program tematik koncerti, duke kërkuar materiale të ndryshme muzikore – “klasikët” e xhazit, ata të muzikës braziliane, të ashtuquajturat xhaz-standardet e reja, muzika franceze e kështu me radhë. Nga ky “arsenal” i madh i këngëve bëmë zgjedhje dhe përpunime. Mendoj se do të bëhet diçka shumë interesante. Kohët e fundit lexova fjalët e John Zorn /një kompozitor amerikan, saksofonist dhe producent, përfaqësues i xhazit avangard/ i cili thotë se, rrënjët e gjinive muzikore dhe të traditave në thellësitë e veta janë të gërshetuara, të lidhura. Pikërisht kjo lidhje midis këngëve nga rajonet e ndryshme gjeografike dhe rrethet socio-kulturore, në mënyrë fare të natyrshme u bë në këtë program. Këngët “derdhen” njëra në tjetrën. Lidhjet u formuan në mënyrë fare të natyrshme dhe kjo i sjellë një poetikë më të madhe programit.”
Projekti mban emrin e këngës së njohur të Xhon Lenënit, e cila do të tingëllojë, bashkë me këngë nga repertori i Edit Piafit, Zhak Brell, Sting, Zhoao Zhillberto, Bili Holidej, Antonio Karllos Zhobim e të tjerë. Mirosllava këndon në 5 gjuhë, kurse autor i aranzhimeve dhe orkestrimeve është Mirosllav Turijski.
“Ai solli një freski dhe inteligjencë – vazhdon këngëtarja. Në orkestrimet e tij ka një kulturë shumë të mirë të akompanjimit, ai i kushton një vëmendje serioze vokalit, propozon një lexim të ri të artit të të kënduarit. Kur njeriu del në skenë, duhet të harrojë egon e vet dhe ta vërë muzikën para çdo gjëje – mjeshtëri e cila zhvillohet me kalimin e viteve. Kjo është gjëja më e fortë, më e rëndësishme, të cilën e mësova dhe të cilën e pëlqej në punën jo vetëm me Mirosllavin, por dhe me artistë si Hristo Jocov, Veselin Veselinov-Eko, Rumen Toskov – njerëz, nga të cilët jam frymëzuar, kam “vjedhur” nga diçka, por dhe ata vetë nganjëherë në mënyrë tepër bujare më kanë futur në sekretet e kësaj muzike. Krenohem shumë se, jam pjesë nga kjo ngjarje e madhe “Plovdiv – Kryeqyteti Evropian i kulturës”. Jo vetëm për këtë koncert, por para së gjithësh për xhaz festën e Plovdivit, të cilën e organizoj tanimë 5 vjet me radhë. Shpresoj fortë se, ne njerëzit, të cilët punojmë me vullnet dhe këmbëngulje disi bashkërisht ndryshojmë pamjen e këtij qyteti. Jam shumë e gëzuar se në qytetin e Plovdivit lexojmë gjithnjë e më shumë afishe për koncerte simfonike dhe xhaz koncerte, teatro, shfaqje të baletit... E gjithë kjo është shumë tërheqëse. Plovdivi e tërheq kulturën prej kohe. Tani fokusi është mbi Kryeqytetin Evropian të Kulturës, por gjithmonë kam ndier “shpirtin e veçantë” e qytetit tim dhe jam e bindur se dhe pas vitit 2019 ai do të vazhdojë të tërheq njerëz të cilët mendojnë ndryshe, artistë të lirë, njerëz të shpirtit të lirë.”
Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Edicioni vjeshtor i SoFest do të tërheqë fansa të arteve të ndryshme në Sofje me ngjarje interesante dhe pjesëmarrës nga vende të ndryshme. Nga data 14 deri më 17 nëntor në Sofia Live Club i presin dy shfaqje teatrale dhe koncerte të ndryshme. Dhe këtë..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..