Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2019

“Qyteti Plovdiv gjithmonë ka tërhequr artistët e pavarur, njerëzit e shpirtit të lirë”

Mirosllava Kacarova prezanton projektin IMAGINE


Kënga është krijimi më i shkurtër muzikor, i cili vetëm për disa minuta mund të tregojë një histori të madhe, të tregojë thellësi dhe perspektiva, në të cilat të zhytesh – këto janë fjalët e Mirosllava Kacarovës, të thëna disa ditë para koncertit IMAGINE më 25 janar në Shtëpinë e kulturës “Boris Hristov” në qytetin Plovdiv. Ai është një produkt i përbashkët i këngëtares së njohur të xhazit, orkestrës së Operës së Plovdivit dhe “Jazz combo” me lider Mirosllav Turijski.

"Koncerti Imagine është një pjesë nga programi zyrtar i Operës së Plovdivit dhe ngjarjet, të cilat hapen gjatë muajit të parë në Plovdiv – Kryeqyteti Evropian i kulturës – thotë akoma Mirosllava. Kjo është një provë që të mund të lidhet xhazi me tingëllimin klasik. Diçka, e cila gjithmonë fsheh rreziqe të shkohet në drejtim të mungesës së shijes. Shyqyr që , projekti ynë është fryt i një takimi shumë të mirë midis muzikantëve të shkëlqyer nga orkestra e Teatrit Operistik të Plovdivit me dirigjent Konstantin Dobrojkov dhe “Jazz combo” – Mlladen Dimitrov /bateri/, Aleksandër Lekov /bas/, Nikollaj Karageorgjiev /kitarë/ dhe Emill Pehlivanov /perkusione/. Ajo, të cilën e vendosëm ta bëjmë bashkë me kolegët është një “përfshirje” e plotë e xhazit në mënyrën klasike të shprehisë. Të dyja formacionet bashkërisht janë “prototipa” në materien e plotë integrale muzikore. Prej kohe punoj me Mirosllavin. Me të çdo vit bëjmë nga një program tematik koncerti, duke kërkuar materiale të ndryshme muzikore – “klasikët” e xhazit, ata të muzikës braziliane, të ashtuquajturat xhaz-standardet e reja, muzika franceze e kështu me radhë. Nga ky “arsenal” i madh i këngëve bëmë zgjedhje dhe përpunime. Mendoj se do të bëhet diçka shumë interesante.  Kohët e fundit lexova fjalët e John Zorn /një kompozitor amerikan, saksofonist dhe producent, përfaqësues i xhazit avangard/ i cili thotë se, rrënjët e gjinive muzikore dhe të traditave në thellësitë e veta janë të gërshetuara, të lidhura. Pikërisht kjo lidhje midis këngëve nga rajonet e ndryshme gjeografike dhe rrethet socio-kulturore, në mënyrë fare të natyrshme u bë në këtë program. Këngët “derdhen” njëra në tjetrën. Lidhjet u formuan në mënyrë fare të natyrshme dhe kjo i sjellë një poetikë më të madhe programit.

Projekti mban emrin e këngës së njohur të Xhon Lenënit, e cila do të tingëllojë, bashkë me këngë nga repertori i Edit Piafit, Zhak Brell, Sting, Zhoao Zhillberto, Bili Holidej, Antonio Karllos Zhobim e të tjerë. Mirosllava këndon në 5 gjuhë, kurse autor i aranzhimeve dhe orkestrimeve është Mirosllav Turijski.

Mirosllav Turijski

Ai solli një freski dhe inteligjencë – vazhdon këngëtarja. Në orkestrimet e tij ka një kulturë shumë të mirë të akompanjimit, ai i kushton një vëmendje serioze vokalit, propozon një lexim të ri të artit të të kënduarit. Kur njeriu del në skenë, duhet të harrojë egon e vet dhe ta vërë muzikën para çdo gjëje – mjeshtëri e cila zhvillohet me kalimin e viteve. Kjo është gjëja më e fortë, më e rëndësishme, të cilën e mësova dhe të cilën e pëlqej në punën jo vetëm me Mirosllavin, por dhe me artistë  si Hristo Jocov, Veselin Veselinov-Eko, Rumen Toskov – njerëz, nga të cilët jam frymëzuar, kam “vjedhur” nga diçka, por dhe ata vetë nganjëherë në mënyrë tepër bujare më kanë futur në sekretet e kësaj muzike. Krenohem shumë se, jam pjesë nga kjo ngjarje e madhe “Plovdiv – Kryeqyteti Evropian i kulturës”. Jo vetëm për këtë koncert, por para së gjithësh  për xhaz festën e Plovdivit, të cilën e organizoj tanimë 5 vjet me radhë. Shpresoj fortë se, ne njerëzit, të cilët punojmë me vullnet dhe këmbëngulje disi bashkërisht ndryshojmë pamjen e këtij qyteti. Jam shumë e gëzuar se në qytetin e Plovdivit lexojmë gjithnjë e më shumë afishe për koncerte simfonike dhe xhaz koncerte, teatro, shfaqje të baletit... E gjithë kjo është shumë tërheqëse. Plovdivi e tërheq kulturën prej kohe. Tani fokusi  është mbi  Kryeqytetin Evropian të Kulturës, por gjithmonë kam ndier “shpirtin e veçantë” e qytetit tim dhe jam e bindur  se dhe pas vitit 2019 ai do të vazhdojë të tërheq njerëz të cilët mendojnë ndryshe, artistë të lirë, njerëz të shpirtit të lirë.

Përgatiti në Shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Më shumë nga rubrika

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD

Dara Ekimova me këngën e re "Të jap gjithçka"

Dara Ekimova tregon arritje të jashtëzakonshme profesionale. Këngëtarja e re arriti të realizonte 16 këngë të reja në një vit e gjysmë, të cilat i mblodhi në albumin debutues të titulluar “Kjo dhomë”. Pak para premierës së tij, ajo incizoi edhe këngën..

botuar më 24-10-21 6.15.PD