Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall!

“Muaji janar është Surva!” – thonë banorët e Pernikut, sepse çdo vit të shtunën dhe të dielën e fundit të muajit qyteti mirëpret pjesëmarrësit në Festivalin Ndërkombëtar të Lojërave të Maskaradës “Surva”. Edicioni i 28 i karnavalit do të mirëpresë mbi 7500 pjesëmarrës. Gjithsej 102 grupe do të demonstrojnë maska nga të gjitha krahinat folklorike të Bullgarisë. 19 grupe nga Maqedonia, Rusia, Portugalia, Italia, Serbia, Rumania, Greqia, Sllovenia dhe Turqia do të paraqitin zakonet e tyre. Çdo vit interesi i fëmijëve ndaj festivalit bëhet gjithnjë e më i madh dhe sivjet mbi 1300 fëmijë do të zhyten në traditat e maskaradës. 

Festa folklorike “Surva” është elementi i katërt bullgar i përfshirë në listën e UNESKO-s për trashëgiminë jomateriale kulturore, bashkë me Gjyshet e Bistricës, Nestinarsvo dhe Qilimat e Çiprovcit. Çdo ditë në Ditën e Shën Vasilit (më 14 janar sipas stilit të vjetër), në vendbanimet në territorin e Pernikut rikrijohet zakoni i lojërave të meshkujve të maskuar të quajtur “survakarë”, ose “kukerë”. Ljudmill Jordanov – brez i tretë i ruajtësve të traditës, na shpjegon "se edhe të dy emrat janë të drejtë, varet nga cila pjesë e Bullgarisë është zakoni. Në rajonin e Pernikut i quajnë “meçkarë” dhe “survakarë”, ndërsa në disa krahina të tjera – çaushë, babugerë, starci, suratë etj., por fjala më e përhapur është kukerë."

Rrënjat e kësaj tradite autentike janë në ritualet pagane të trashëguara nga e kaluara e largët. Zakoni fillon në mbrëmje më 13 janar, kur kukerët ndezin zjarre – besohet se zjarri na pastron dhe na ringjall për një jetë të re. Që prej shekujsh tradita e Survës trashëgohet nga biri nëpërmjet babait. Ljudmill Jordanov ka qenë për herë të parë kuker që në moshën 3 vjeçe në vitin 1993, bashkë me vëllain e tij 7 vjeçar, me babanë dhe gjyshin e vet. Ata gjithmonë i kanë punuar vetë maskat dhe kostumet për festën, ndërsa përgatitja ka filluar disa muaj para Survës.

"Kostumet e vjetra përmirësohen, ndërsa theksi vihet te punimi i maskave të kukerëve, të ashtuquajturat “fytyra”, na shpjegon bashkëbiseduesi ynë. Grupi takohet në një dhomë të posaçme, e cila në rajonin e Pernikut e ka emrin “meçkarnica”. Çdonjëri i mban me vete materialet e domosdoshme dhe me përpjekje të përbashkëta pjesëmarrësit po përgatiten për festën. Çdo një maskë është individuale dhe e papërsëritshme. Nuk ka plan ose skicë paraprake. Mjeshtri e krijon sipas dëshirës së tij."

Ljudmill Jordanov

Maskat e kukerëve janë të mëdha dhe frikësuese. Besohet se ato duhet të mbahen sekret deri në festën, sepse  në rast të kundërt mund ta humbasin fuqinë e tyre magjike. Ljudmill Jordanov na shpjegoi se maska duhet t’i dëbojë fuqitë e këqija dhe të duket sa më e frikshme, më e tmerrshme madje nga e këqija.

"Maskat tanë janë bërë krejtësisht prej materialesh të natyrshme – dru, lëkurë, brirë, thotë ai. Familja jonë e bën konstruksionin më tepër prej Shelgu të kuq (Salix purpurea). Ai është i lehtë dhe elastik. Mbulohet me lëkurë kafshe – prej derri, dhie, lepuri etj. Maska e kukerit është gati, pasi vendosen brirët e frikshëm, të cilët janë prej kafshësh që nuk janë rrezikuar nga zhdukja. Duhet të dihet se zakoni “kukerstvo” nuk është vepër e barbarëve, të cilët i vrasin kafshët."

Sipas bashkëfolësit tonë çdonjëri mund të krijojë një kostum dhe maskë, mjafton të ketë dëshirë dhe t’i bëjë përpjekjet e domosdoshme. Mund të përdoren shumë ngjyrë, por kryesorja është e kuqja, sepse besohet se ajo “i dëbon fuqitë e këqija” Çdo një grup survakarësh i krijon maskat dhe kostumet në një mënyrë të vetë, me materiale të ndryshme – lecka, pendë, rruaza, lëkura prej kafshësh. "Prandaj kukerët janë kaq të pastër dhe të ndryshëm në atdheun tonë të vogël – Bullgaria",  na shpjegon Ljudmill.

Ky zakon origjinal është i gjallë edhe sot e kësaj dite, është plotë simbolikë. Çdo një banor i pret me padurim survakarët, të cilët me ritualet e e tyre, vallet, tingullin e zileve të varura në mes, dëbojnë të keqen dhe na sjellin shëndet, mirëqenie dhe bereqet.

"Që nga herët në mëngjes grupi i survakarëve nga Selishten Doll fillon të shkojë shtëpi më shtëpi në fshat, na tregon Ljudmill Jordanov. Me tingujt eufonikë kukerët i dëbojnë shpirtrat e këqija. Ata vallëzojnë për shëndet dhe bereqet. Pasi grupi i viziton të gjitha shtëpitë të gjithë grumbullohen në shesh dhe me tingullin e fundit të zileve i vihet fund festës. Tryeza e përbashkët gjithashtu është një element i detyrueshëm i festës më të madhe në regjionin e Pernikut."

Në vitin 1966 tradita e maskaradës në rajonin e Pernikut u shndërrua në një festival, i cili gradualisht u zgjerua në festival kombëtar, ndërsa që nga viti 1985 mori statusin e festivalit ndërkombëtar. Pernik është anëtar i Federatës së Qyteteve Evropiane të Karnavalit dhe në vitin 2009 u shpall Kryeqytet i Maskaradës i Evropës.

Ngjarja më prestigjioze e zakoneve tradicionale popullore me maska në Bullgari dhe në Ballkan sivjet do të zhvillohet nga 25 deri më 27 janar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD

Festivali i qëndistarisë paraqet traditën e qëndisjes në fshatin Vardim

Vazhdon festivali treditor i qëndisjes për banorët dhe mysafirët e fshatit Vardim në rajonin e qytetit Svishtov. Ajo zhvillohet në sheshin pranë Vatrës së Kulturës "Trudoljubie 1907", njoftuan organizatorët. Festivali promovon një pjesë..

botuar më 24-07-27 7.35.PD

Në Aksakovo u krijua grupi i parë i vajzave - gajdexhinj në Bullgari

Në qytetin Aksakovo, rajoni i Varnës, u krijua grupi i parë bullgar i gajdexhinjve vetëm me vajza. Këtë e bëri të ditur Nikolla Georgiev, drejtues i Shkollës së Gajdexhinjve “Trakia”, pranë së cilës u formua grupi. Ivelina, sijana, Sara, Kalina,..

botuar më 24-07-24 10.37.PD