E ardhmja e mediave publike në erën digjitale është në fokusin e konferencës së sotme në Sofje, organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare /BNR/ dhe Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/. Në forum marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të dy mediave Aleksandër Velev dhe Konstantin Kamenarov, deputetë, anëtarë të Këshillit të Mediave Elektronike, udhëheqësi i departamentit “Radio” të BE-së për radio dhe televizion Graham Dixon, organizata joqeveritare. Pjesëmarrësit janë duke diskutuar transformimin digjital, misionin publik dhe besimin në BNR dhe BNT në erën digjitale, si dhe financimin e mediave publike. Drejtori i përgjithshëm i BNR-së Aleksandër Velev theksoi domosdoshmërinë për rregulla të qarta për këtë financim. Sipas tij vendimi më i mirë do të ishte caktimi i një përqindjeje të fiksuar prej buxhetit shtetëror, gjë që do të garantojë ekzistencën e radios dhe televizionit në vend. Komisionarja evropiane për ekonominë digjitale dhe shoqërinë digjitale Maria Gabriel e vuri theksin te përgjegjësia e mediave publike në botën moderne.
Një grup i punës me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Radios Kombëtare Bullgare, Televizionit Kombëtar Bullgar, Këshillit të Mediave Elektronike dhe të ekspertëve mediatikë do të hartojë një projekt strategji për zhvillimin e mediave shoqërore. Këtë qëndrim e përkrahën pjesëmarrësit e konferencës.
Paraditen e së martës do të ketë ulje të dukshmërisë në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell...
Ministri i energjisë Zheço Stankov ndodhet për një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Forumin e gjashtë Delphi në Uashington. Programi i tij përfshin pjesëmarrjen në një diskutim të nivelit të lartë për hartën e re të diplomacisë..
Edhe pse në vitin 2024 janë ndarë 5 milionë leva (2.5 milionë euro) për programin “Stefan Stambollov”, ato nuk janë shfrytëzuar. Nuk do të punojë as ekipi i ri në Ministrinë e Arsimit. Kështu thuhet në një përgjigje të institucionit, dhënë në përgjigje të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..