Vetëm pas disa muajve organoja e parë krejtësisht bullgare do të tregojë fuqinë, energjinë dhe forcën e vet në muzeun e kristaleve.
Mes pasurive natyrore të muzeut “Toka dhe njerëzit” një muzikant i ri bullgar ndjek ëndrrën e tij dhe vetë ndërton një organo. Dhe pavarësisht nga fakti se mbreti i instrumenteve prej kohe tingëllon në disa prej sallave të koncerteve, të gjitha organot tek ne janë punuar jashtë shtetit.
“Ideja të ndërtoj organo lindi akoma në shkollën muzikore, kur u njoha me krijimtarinë e Bahut, Pachelbel, Buxtehude – tregon Rosen Draganov. Por, këto qenë ëndrra mjaft të guximshme, të cilat filluan të fitojnë një farë realiteti mezi në Akademinë Muzikore. Pasi munda ta punoj tastierën me pedale /pedalerë/, profesoresha Neva Krësteva, në klasën e së cilës isha në orët e organos, më lejoi të mirëmbaj instrumentin në sallën e koncerteve si një akordues. Dhe kështu fillova – më përpara e lidha tastierën në të cilën ekzekutohet me këmbë, me një kordë ndaj pianos, pas kësaj punova dhe një pedalerë tjetër, bëra dhe një organo të vogle shtëpie. Tubat qenë prej PVC, kurse për dhomëz ajrore përdora barabanët e tre makinave larëse. Por kjo nismë doli tepër amatore.”
Mënyrat e ndërtimit të organos – dhe punimi i instrumentit më të madh muzikor, Roseni i mëson nga letërsia e specializuar, të cilën i ofroi profesoresha Neva Krësteva, kështu dhe nga interneti. Por më tepër duke “vjedhur” zanatin nga ndreqësi i organove Jens Steinhoff, të cilin e ndihmon t’a riparojë organon në sallën e koncerteve në Akademinë Muzikore dhe atë në një nga kabinetet.
Që nga viti 2009 Rosen fillon të mbledh materiale, makina, instrumente, duke u përgatitur të realizojë ëndrrën e tij. “Duhet të kuptosh pak nga punimi i metaleve, nga punimi i drurit, por më tepër të jesh në nivelin e duhur në pjesën muzikore – të kesh ndjenjë dhe të dish se ku dhe si të vendosësh çdo një seksion të veçantë të organos”, shton ai.
“Instrumenti do të ketë 31 regjistra, dy manuale dhe një tastiera - një standarde dhe një me pedale. Afro 2000 tuba do të vendosen mbi fasadë. Gjysma prej tyre tanimë janë gati, si dhe korniza - e cila është baza e organos si dhe dhomëzat ajrore. Përveç kësaj me nënën time punuam turbinën dhe arritëm deri tek shakulli, i cili është rezervuari kryesor, i cili shpërndan ajrin. Por, sa kohë mbetet deri në punimin e plotë të organos – kjo për mua është çështja më e ndërlikuar. Në parashikimet e mia më të guximshme mendoja se do të përfundoj punimet brenda 1 viti, por tanimë po e kaloj vitin e dytë, kurse instrumenti akoma nuk është gati. Por, gjithsesi shpresoj që pas disa muajsh ai do të tingëllojë me regjistrat e vet bazë, të cilët janë midis 20 dhe 25. Kurse për të tjerët dhe për përfundimin e pamjes së të gjithë instrumentit do të kem nevojë për ndihme financiare.”
Në vendet perëndimore një organo kushton midis 1 milion dhe 1 milionë e gjysmë leva. Por, Roseni e ndërton instrumentin e vet, duke u mbështetur vetëm tek ndihma e familjes së tij. Drejtori i muzeut Çavdar Naçev thotë se nuk ka kërkuar para nga Ministria e Kulturës, kurse për një fushatë për dhurimin e mjeteve financiare do të mendojë kur organoja do të jetë gati.
“Kur Roseni më propozoi të ndërtojë organo, më parë nuk dija nëse ideja është e realizueshme – deklaron akoma ai. Atëherë ai më shpuri në Akademinë Muzikore dhe në sallën “Bullgaria”, që të shikoj organot e tjerë dhe kuptova se fëmijët, për shembull, nuk mund t’i përdorin. Derisa në muzeun tonë instrumenti do të mund të përdoret nga njerëzit e rinj – për mësime, prova, klasa mjeshtërie.”
Për premierën e “fëmijës” së vet mjeshtri tanimë ka marrë pëlqimin e profesoreshës Neva Krësteva. Vet ai po kështu do të interpretojë disa nga kompozicionet e veta. Dhe që tani bind se, në atë ditë festive të ardhshme, në qoftë se mbyllim sytë tona dhe e lemë veten në tingujt hyjnorë , do të ndihemi si në kishë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Diana Cankova
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..