Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Bota përshëndet ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Greqia

Foto: BGNES

Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës për emrin e Maqedonisë nga ana e Parlamentit në Greqi u përshëndet nga e gjithë bota. Kryetari i Këshillit të BE-së Donald Tusk i përshëndeti kryeministrat Tsipras dhe Zaev me fjalët “Bravo!”... Misioni i pamundur është zbatuar!” Drejtori i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenber e quajti aktivitetin “një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin dhe prosperitetin e tërë regjionit”. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres komentoi se ratifikimi i Marrëveshjes nga Greqia është një hap i cili do ta ndihmojë inkurajimin e përpjekjeve për pajtim edhe jashtë Evropës. Grupet e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve dhe të të Gjelbërve në Parlamentin Evropian nominuan kryeministrat e Maqedonisë dhe të Greqisë për mbajtës të Çmimit Nobel për Paqe. 


Republika Serbe ka në plan ta ndërrojë emrin e vet

Foto: BGNES

Partia e Veprimit Demokratik në Republikën Serbe bëri të ditur se ka në plan që nëpërmjet përfaqësuesve të vet në institucionet shtetërore të iniciojë rishikim të kushtetutshmërisë së emrit të Republikës në kuadrin e Bosnjës e Hercegovinës. Sipas partisë, emri “Republika Srpska” përdoret për diskriminim dhe përjashtim të dy popujve të tjerë konstitucionalë në Bosnjë e Hercegovinë – boshnjakët dhe kroatët. Partia mendon se në një bashkësi multietnike lidhja e emrit vetëm me një komb është në kundërshtim jo vetëm të Kushtetutës së Bosnjës e Hercegovinës, por edhe të Konventës  Evropiane për të drejtat e njeriut.


Serbia humb milionë nga taksat doganore të Kosovës

Rasim Ljaiç / Foto: alo.rs

Ministri serb i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacioneve Rasim Ljaiç deklaroi se në qoftë se Prishtina nuk i anulon së shpejti taksat doganore prej 100% për importin e mallrave nga Serbia, dëmet për vendin e tij do të jenë mbi 66.2 mln euro. Përveç kësaj dëmet do të jenë afatgjata, sepse “lojtarët e tjerë” do ta zëvendësojnë Serbinë në tregun e Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare i bëri thirrje Prishtinës për t’i anuluar taksat, por është vështirë të parashikohet se çfarë do të bëjnë autoritetet e Kosovës. 


NATO-ja fillon të ndërtojë avio-bazë të vet në Shqipëri

Foto: europeanwesternbalkans.com

NATO-ja fillon zyrtarisht punë në Kuçovë të Shqipërisë për ndërtimin e bazës së vet të parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Tiranë. Baza e tanishme ajrore Kuçova ka karakteristika unikale, ndërsa pista e tanishme ka një gjendje shumë të mirë gjeografike. NATO-ja do të investojë mbi 50 mln euro në fazën e parë të modernizimit.


Po rritet numri i turqve, të cilët kërkojnë strehim në Gjermani

Foto: wikipedia.org

Numri i kërkesave për strehim, të depozituara nga shtetasit turq në Gjermani, është rritur deri në 10 655 gjatë vitit 2018, që është një rritje me rreth 25 për qind në krahasim me 2017-ën, bëri të ditur “Deutsche Welle”. Ndërkaq, sipas të dhënave të qeverisë gjermane gjatë vitit 2018 janë paraqitur gjithsej 185 853 kërkesa për strehim, gjë që përbën ulje prej 16 për qind kundrejt vitit 2017. Ulja i detyrohet kontrollit më të rreptë kufitar , por edhe marrëveshjeve ndërkombëtare, si ajo me Turqinë për kufizimin e rrymave të refugjatëve në Bashkimin Evropian.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

"Topllo Fest" 2024 - fluturojmë "Lartë në qiell" me qifta, muzikë dhe shumë argëtim!

Hapësira për art, kulturë dhe dialog "Topllocentralla" në Sofje po përgatitet për një mbyllje spektakolare të sezonit të saj të pestë me edicionin e pestë të festivalit emblematik "Topllo Fest". Nën moton "Lartë në qiell", qiftet shumëngjyrëshe..

botuar më 24-07-13 8.40.PD

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD