Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dora Delijska: “Më pëlqen skena dhe për mua është me rëndësi të merrem me muzikë”

Foto: arkiv personal

Dora Delijska fitoi famë shumë shpejt dhe u bë një ekzekutuese e respektuar. Arsimin e mbaroi në disa shtete. Është mbajtëse e një sërë çmimesh prestigjioze. 18 vitet e fundit pianistja e re jeton në Vjenë. U vendos aty për të mësuar në Universität für Musik und darstellende Kunst Wien, por mbeti e magjepsur nga qyteti.

Përshtypje më të madhe më bëri qëndrimi i njerëzve ndaj muzikës klasike dhe punës së muzikantit – shpjegon ajo. – Për fëmijët është i siguruar një arsim i mirë muzikor, shumica prej tyre luajnë në ndonjë vegël muzikore, dhe pavarësisht nga profesioni i ardhshëm, tërë jetën mbeten të lidhur me artin.

Që nga fëmijëria Dora Delijska asistonte në provat e Operës së qytetit Pleven, ku e ëma e saj Vanja Delijska ishte këngëtare. Dhe kori i fëmijëve “Zvënika” në të cilin këndonte Dora, ndërsa Vanja ishte dirigjente, formoi shijet muzikore të pianistes së ardhshme.


Linda në qytetin Pleven, aty mbarova dhe Shkollën Muzikore në klasën e zonjës Eleonora Karamisheva – vazhdon bashkëbiseduesja. – Në Akademinë Muzikore në Vjenë pata fatin të mësoj te profesorë të ndryshëm - Jürg von Vintschger, Stefan Vladar, Noel Flores. Paralelisht bëra specializim te Oksana Jabllonskaja në Itali. Një vit mësova në Holandë... E gjithë kjo më dha mundësi të njihem me shkolla të ndryshme muzikore, por bazën te unë e formoi zonja Karamisheva dhe profesoresha Marina Kapacinskaja. Edhe më sot kur mësoj ndonjë vepër muzikore, mendoj se çfarë pasuri të veglës mund të nxirren dhe të prezantohen para publikut.


Repertori i pianistes Dora Delijska përfshin kompozitorë të epokave të ndryshme – Bah, Mozart, Bethoven, List, Shuman, Bartok, Ligëti... Ndër momentet më të rëndësishme të karrierës radhit debutimin e suksesshëm në sallën prestigjioze të koncerteve Vienna Musikverein në vitin 2011. Pas kësaj mori shumë ftesa për shfaqje të ndryshme. Shpesh del në skenën Konzerhaus. Punon mbi programe të ndryshme të lidhura me punë studimore. Në vitin 2018 prezantoi albumin e dhjetë me radhë The B-A-C-H Project, të cilin e caktoi si më i rëndësishmi në zhvillimin e vet muzikor dhe artistik.

Kjo nuk është vetëm koncept muzikor, por edhe filozofi, e cila ndihmon takimin e kompozitorëve Bah, Shostakoviç dhe Shopin jashtë kohës dhe hapësirës. Krahasova dy cikle me prelude dhe fuga - “Piano e zbutur mirë” të Bahut dhe “24 prelude dhe fuga” të Shostakoviçit. Në etapën e fundit shtova etyde të Shopinit – bëra katër blloqe në tonalitetet të cilat iu përgjigjen inicialet e Bahut në gjuhën gjermane – si bemol (B) – la (A) – do (C) dhe si (H). Në secilin përfshiva vepra të ndryshme të krijuara prej këtyre tre kompozitorëve gjenialë. Pas premierës të gjithë u shprehën unanim se e pranuan muzikën si një cikël unik dhe të përfunduar. Sipas meje, një qëndrim i tillë artistik ndaj artit jep liri dhe thyen suazat. Për mua me më shumë rëndësi është të merrem me muzikë. Më pëlqen skena.”


Tani Dora Delijska është duke përgatitur një program kushtuar valsit, në të cilin prezanton aspekte të papritura të vallëzimit. “Duke filluar me Musica Ricercata të Ligetit dhe “Bagateli” të Bartokut, tregoj se në dy ciklet ka valse “të fshehura”, të cilat trajtojnë këtë gjini në një mënyrë moderne – tregon Dora Delijska. – Nëpërmjet kompozitorëve Debjusi dhe Ravell prezantoj ide të lidhura me valsin, ndërsa në pjesën e dytë dëgjohet vals i Shubertit, Listit dhe Shtrausit.

Përveç në Vjenë ky program do të prezantohet edhe në Francë me ndihmën e Institutit Kulturor Bullgar në Paris dhe Culture Bulgare à Strasbourg.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Shpirti im" - një zbulim i ri nga Bellosllava

Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë. “Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me..

botuar më 24-06-05 6.55.PD

"Dashuria si një qiell"

Pak pas prezantimit të baladës së tij të bukur “Po vrapojmë” ,  Miro ka një tjetër këngë të re, kësaj radhe me një tingull të lehtë të stilit karakteristik për vitet 80 dhe 90 të shekullit të njëzetë. Për krijimin e "Dashuria si një qiell"..

botuar më 24-06-04 8.25.PD

Ersin Mustafov nga JEREMY? me një projekt të pavarur - "Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë"

Në sinkron me pranverën me shi jashtë, Ersin Mustafov na dërgon mesazhin gazmor “Nuk mund të bjerë shi përgjithmonë” me këngën e tij me të njëjtin emër. Meqenëse e njohim deri tani si frontmenin e JEREMY? , po e mirëpresim me interes..

botuar më 24-06-03 6.10.PD