Më 4 shkurt një delegacion me në krye Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, ishte në Bullgari për festimin e përbashkët të përvjetorit të 147-të të lindjes së Goce Dellçevit. Sipas pritjeve paraprake për vizitën në qendër të bisedimeve duhej të ishte bashkëpunimi kulturor dhe përballimi i kundërshtimeve ideologjike.
Në përputhje me stilin pragmatik të sjelljes së Kryeministrit maqedonas Zoran Zaev (i cili para se të fillojë të merret me politikë ishte biznesmen i suksesshëm) dhe të atij bullgar – Bojko Borisov, u drejtuan urime për rritjen e këmbimit të mallrave mes dy vendeve fqinje nga 605 mln eurot e tanishme në vit në mbi 1 mlrd. Për këtë qëllim Bullgaria do t’i kërkojë Brukselit që të lejojë futjen e tarifave doganore zero në këmbimin dypalësh të mallrave. Me sa është e mundur kjo sipas rregullave të BE-së, këtë nuk do ta komentojmë. Vetëm do të shënojmë se për 5 muaj pas nënshkrimit të Traktatit të Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit mes dy vendeve tona në gusht të vitit 2017 këmbimi bilateral i mallrave u rrit me 15 për qind, ndërsa deri në tetor të vitit të kaluar me akoma 10 për qind. Gjatë vizitës përsëri u bë fjalë edhe për Korridorin Nr. 8. Tashmë flitet për financim konkret. Janë të siguruara 760 mln euro për ndërtimin e lidhjes hekurudhore dhe të autostradës nga Shkupi deri në kufirin bullgar. Zoran Zaev bëri të ditur me optimizëm nga Sofja se pret që gjatë qershorit Maqedonia Veriore të fillojë bisedime për aderim me BE-në. Pas bisedimeve me Zoran Zaevin në Sofje Bojko Borisov rikujtoi se si gjatë vitit 2017 askush nuk besonte se ish-republika e Jugosllavisë do t’i zgjidhte së shpejti kundërshtimet me Bullgarinë dhe Greqinë dhe shtoi se Bullgaria është shteti i parë, i cili miratoi projektin e Protokollit për aderimin e Maqedonisë me NATO-n.
Ministrat e Kulturës të dy vendeve tona Boill Banov dhe Asaf Ademi justifikuan pritjet paraprake dhe nënshkruan një “Program për bashkëpunim në fushën e kulturës”. Pritet përshpejtim i bashkëpunimit në fushën e teatrit, letërsisë, veprës letrare, bibliotekare dhe muzeore, artit figurativ, në organizimin e ekspozitave artistike dhe të festivaleve muzikore, kinemasë, muzikës dhe valleve, të audiovizionit dhe të mbrojtjes së të drejtave të autorit. Ndërkaq, bëri përshtypje se në sfondin e shfaqjeve optimiste para gazetarëve komentet edhe të dy palave për punën rreth përballimit të kundërshtimeve historike ishin më modeste. Mysafirët maqedonas premtuan ta rimëkëmbin monumentin nga Lufta e Parë Bullgare të kolonelit Konstantin Kavarnaliev afër Dojranit. Duke respektuar formulën e deritanishme “t’ua lëmë historinë historianëve”, Borisov dhe Zaev nuk komentuan zvarritjen e punës së Komisionit për zgjidhjen e çështjeve të diskutueshme historike. Traktati i Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit nga viti 2017 krijoi një “Komision multidisiplinar ekspertësh mbi çështjet historike dhe arsimore të Bullgarisë dhe të Republikës së Maqedonisë”. Mirëpo, sot flitet për dy komisione – një bullgar dhe një maqedonas, të cilat deri tani kanë zhvilluar vetëm tri mbledhje të përbashkëta. Që ta kënaqin kureshtjen e publikut dhe të tregojnë se bëjnë diçka, ekspertët në komision janë të zënë për të dhënë intervista para mediave në dy vendet. Por, tani për tani nuk ka përparim të dukshëm, ndoshta sepse kontradiktat nuk janë historike, por ideologjike. Fjala “historia” do të thotë kërkim dhe studim të fakteve dhe në këtë kuptim ajo është shkencë. Këtu lindin debatet. Ideologjitë janë krijesë e politikanëve dhe e burrave të shtetit dhe vetëm ata mund t’i ndryshojnë në mënyrë efektive. Kështu qe puna e Komisionit për pastrimin e debateve bullgaro-maqedonase, pavarësisht nëse do të kurorëzohet me sukses apo dështim nuk do to përfundojë pa politikanët, ata do të vendosin se kur dhe si do të ndodhë kjo.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..