Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nina Nikolina prezanton këngë të dëgjuara dhe të dashura me orkestrim të ri

Nina Nikolina është një këngëtare e njohur, e cila realizon projekte në katër stile muzikore – folklor, etno, pop dhe latino. Mbaroi Shkollën Kombëtare të Arteve “Panajot Pipkov” në qytetin Pleven, specialitetin këndim folklorik dhe kontrabas dhe Akademinë e Artit Muzikor, të Vallëzimit dhe të Arteve Figurative në qytetin Pllovdiv ku mësoi dirigjim të korit dhe orkestrës popullore dhe pedagogjikë muzikore. Ka 10 albume. Ka prezantuar kulturën dhe muzikën popullore bullgare në shumë festivale ndërkombëtare. Ka duete me këngëtarë të njohur pop dhe me artistë që këndojnë si Kamen Donev, Hristo Mutafçiev, Ljubo Kirov, Rushi Videnliev, me këngëtaren popullore Liljana Galevska etj.

Debutimin në kinema e bëri në filmin “Mbreti belgjian” – prodhim i përbashkët i Belgjikës, Holandës dhe Bullgarisë. Në të Nina Nikolina rikrijoi rolin e këngëtares folklorike bullgare Ana, e cila pushtoi zemrën e mbretit belgjian. Pas njohjes botërore të filmit, me ftesë të regjisorëve, në vitin 2018 Nina Nikolina u xhirua bashkë me artisten Geraldine Chaplin edhe në filmin “Perandori me këmbë të zbathur”, i cili është vazhdimi i filmit “Mbreti belgjian”

Më 8 shkurt të këtij viti në skenën Sofia Live Club, Nina Nikolina do të prezantojë programin e vet të ri. Bashkë me krijuesit Kalin Veljov (bateri dhe perkusione), Martin Tashev (trumbetë dhe vokal), Jasen Vellçev (piano) dhe Tanja Përvanova (vokal), do të interpretojë këngë popullore bullgare nga krahina të ndryshme të vendit orkestrim etno xhaz. “Secili prej muzikantëve do të pasurojë programin me diçka nga skajet e ndryshme të botës. Secili ka zbuluar ndonjë folklor të ndryshëm interesant. Do të ketë vegla muzikore nga Brazili, Kuba... Martin Tashev do të bëjë improvizime vokale nga Maroku dhe Afrika” – thekson Nina Nikolina dhe shton:

Projekti i ri është shumë i ëndërruar por i shtyrë në kohë nga unë, sepse kisha edhe gjëra të tjera për të përfunduar. Programin të cilin do të prezantojë mund ta quaj “këngë të njohura me aranzhim të ri”. Ato janë këngë popullore të interpretuara nga shumë këngëtarë të tjerë me orkestrim xhaz dhe etno. Publiku do të dëgjojë këngë të njohura tashmë të interpretuara prej meje, por do të ketë edhe këngë të reja. Krahas kësaj do të tregoj edhe legjendat e lidhura me këngët. Do të ketë edhe këngë nga krahina e quajtur Shoplluk, ku dialekti duhet të përkthehet, si të thuash, në gjuhën e folur, sepse në shumicën e rasteve është i pakuptueshëm. Kështu që programi do të jetë interesant dhe i larmishëm.”

Për veten Nina Nikolina tregon se është rritur e rrethuar me folklorin:

E ëma është muzikante. Është dirigjente e një kori popullor. Kështu që nga vogëlia dëgjoj këngë popullore dhe jetoj në mes të veshjeve popullore. Gjithnjë i kam pëlqyer. Mund të them, se e ëma formoi te unë një shije të mirë muzikore. Muzikanti duhet të ketë një qëndrim profesional ndaj këngëve popullore – këtë e di prej saj. Muzika popullore mund të tingëllojë në mënyrë krejt të ndryshme, por çdo përpunim i saj duhet të bëhet në mënyrë estetike. Mendoj, se kjo është mënyra, që folklori të arrijë te zemrat e të rinjve.

Përsa i përket kulturës muzikore të të rinjve të sotëm, Nina Nikolina mendon, se “ajo lidhet ngushtë me kohën, në të cilën jetojmë. Kudo ka informacion dhe të rinjtë dëgjojnë atë për të cilën interesohen. Me rëndësi është edukimi familjar. Në se prindërit do të mësojnë fëmijët të frekuentojnë kinematë, teatrot, koncertet, në se do t’i mësojnë të dëgjojnë, të qëndrojnë të qetë, me kalimin e kohës do të zbulojnë, se e gjithë kjo e kënaq shpirtin.” Nina Nikolina shpreson, se ato këngë të dëgjuara dhe të dashura në variant të ri do të arrijnë jo vetëm disa qytete evropiane, por edhe më larg, përtej oqeanit. Mendon, se ato do të përbëjnë interes jo vetëm për bullgarët jashtë shtetit, por edhe për miqtë e tyre të huaj aty.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Së bashku" në një duet të papritur

Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të përbashkët "Së bashku". Edhe pse ka ndryshim në eksperiencën e grumbulluar, zërat e të dyve..

botuar më 24-12-02 8.10.PD

"Dera e kyçur" – vepra më e re e këngëtarit Todor Gaxhallov

Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe sfidat e veta. "Kjo është një histori për rrugën e ngjitjes - e vështirë, por plot shpresë...

botuar më 24-11-29 8.35.PD

“Më zgjo në maj” dhe Mary Boys Band

Me këngën e tyre të re “Më zgjo në maj” Mary Boys Band e përmbushin premtimin e tyre për të përjetuar verën fund e krye. Besnik ndaj vetes, në prag të dimrit, muzikantët na zhytin në emocione të ngrohta, karakteristike për të gjitha këngët e tyre të..

botuar më 24-11-28 6.10.PD