Gjatë shkurtit në shumë vendbanime bullgare organizohen festa të verës. Bullgaria Jugperëndimore – me klimën e ngrohtë dhe të butë të ndikuar nga era е Egjeut, është ndër krahinat kryesore plotë vreshta dhe kantina për prodhimin e verës.
22 vjeçari Petër Mihov u shpall Mbret i Verës në Festën e Hyjnive dhe të Verës, e cila u zhvillua për herë të 27-të në fshatin Ilindenci të bashkisë Strumjani. Ditën e shtune dhe të diele, më 9 dhe 10 shkurt, festat e verës vazhdojnë në fshatin Dellçevo të strukur në rrëzat jugore të malit Pirin dhe në vendbanimin më të vogël të Bullgarisë – Mellnik. Në fshatin Dellçevo pritet që në festat të asistojë edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo do të përfshihet në ritin tradicional të krasitjeve të hardhive.
“Rrushi i artë” është emri i festivalit të verës në qytetin Mellnik. Në ekspozitën e verës, që organizohet në kuadrin e festës secili mund të shijojë falas verën e rajonit. Legjendat tregojnë se edhe Sir Winston Churchill e ka pirë këtë verë me kënaqësi.
Organizatorët e Bashkisë së qytetit Sandanski dhe Shoqata “Për Mellnik” ftuan të gjithë prodhuesit e verës nga rajoni që të marrin pjesë në konkursin për verë më të mirë shtëpiake nga varieteti krahinor “Shiroka mellnishka loza”. Programi i pasur folklorik do të kthejë edicionin e tetë të festivalit “Rrushi i artë” në një festë të vërtetë të verës dhe të dashurisë.
Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov , ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i madh në rrethin e Pernikut. Sipas të dhënave të fundit që nga marsi 2024, atje jetojnë 3 762..
Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut. Deklarata vjen një ditë pasi qeveria bullgare udhëzoi..
Evropa përballet me zgjedhje të rëndësishme strategjike mes luftës së vazhdueshme në Ukrainë, e cila nuk tregon asnjë shenjë të de-përshkallëzimit në të ardhmen e afërt, dhe konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, i cili kërcënon sigurinë rajonale dhe..
Shtëpia e lindjes së shkrimtarit Dimitër Talev në Prilep nuk është pjesë e trashëgimisë kulturore të mbrojtur, thuhet në qëndrimin zyrtar të Ministrisë..
Qyteti i Breznikut, vendlindja e mbretit kombëtar të të qeshurit të hidhur Stojan Milenkov , ndodhet në Bullgarinë Perëndimore dhe është i treti më i..