Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një ekspozitë ndërkombëtare e bletarisë në Pleven prezanton risitë në sektor

Mbi 150 firma nga 22 vende marrin pjesë në edicionin e XVII të Ekspozitës Ndërkombëtare “Bletaria – Pleven 2019” që zhvillohet nga 7 deri në 10 shkurt. Prodhues kryesorë nga Austria, Kanadaja, Italia, Gjermania, Anglia, Polonia, Serbia, Turqia, Greqia, Kina, Finlanda, Franca, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, SHBA-ja, Rusia, Suedia, Spanja, Rumania, Sllovenia, Hungaria, Pakistani paraqitin risitë e fundit në fushën e pajisjeve dhe inventarit të bletarëve. Ekspozita, që vazhdon katër ditë, përsëri do të vizitohet nga grupe të organizuara bletarësh nga regjione të ndryshme të vendit dhe nga Rumania, Serbia, Kroacia, Greqia, Maqedonia, Qiproja dhe Turqia.

Me ftesë të posaçme të kryetarit të bashkisë së Plevenit Georg Spartanski gjatë vizitës së tij në Manastir në fillim të muajit nëntor, për të parin vit me radhë marrin pjesë 50 bletarë nga qyteti i vëllazëruar maqedonas i Plevenit. Gjatë ditëve të para të ekspozitës do të nënshkruhet një marrëveshje për bashkëpunim me bletarët e Plevenit.

Sipas traditës ekspozita ka një program shoqërues, që përfshin prezantime dhe debate mbi tema aktuale në bletari. Lektorët nga Gjermania, Franca, Polonia, Serbia, Rumania, Rusia dhe Bullgaria do të paraqitin risi, tendenca dhe aspekte në këtë degë.

Mesatarisht Bullgaria prodhon 10 000 tonë mjaltë në vit. Pjesa mbizotëruese prej këtij prodhimi (7000 – 8000 tonë) realizohet jashtë. Për modernizimin e bletarisë në Bullgari në kuadrin e programit për sektorin që nga viti 2008 deri tani bletarët bullgarë kanë marrë ndihmë prej rreth 38 mln levash (rreth 19 mln euro), tha Sillvija Vasileva, shefe e drejtorisë “Blegtoria” në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimeve dhe Pyjeve:

Kjo që është me rëndësi dhe duhet të thuhet për sektorin është se kemi një tendencë të qartë të rritjes së familjeve të bletëve gjatë disa viteve të fundit. Krijuam një bazë normative. Sigurisht që ajo duhet të ndryshohet në kohë, sepse të gjithë ne zhvillohemi, por problemet e bletarëve bullgarë tashmë janë të krahasueshme me ata të bletarëve të tjerë në BE. Aktualisht mund të flitet për një karakter krejt të ndryshëm të bletarisë bullgare – ajo zhvillohet si një veprimtari më vete. Po pakësohet numri i bletarëve, të cilët merren me këtë veprimtari që t’i shtojnë të ardhurat e tyre.

Bullgaria ka bërë oferta në fushën e bletarisë, të cilat mund të realizohen në nivel evropian – për tërë BE-në. Këtë e deklaroi në Pleven eurodeputeti Momçill Nekov – përfaqësues i Komisionit të Bujqësisë dhe të Zhvillimit të Rajoneve Rurale në Parlamentin Evropian.

Kjo që mund të bëjmë posaçërisht për Evropën është që të promovojmë mjaltin e Evropës. Duke pasur parasysh faktin se mjalti ynë është më cilësor, duhet të dihet qartë se cili mjaltë është evropian dhe cili nuk është. Sipas legjislacionit të tanishëm në qoftë se importohet për shembull 99 për qind mjaltë kinez, ai mund të përzihet me 1 për qind prej mjaltit bullgar dhe në etiketë të shkruhet: përzierje prej mjaltit evropian dhe prej mjaltit jashtë Bashkimit Evropian. Kjo që ne duam është që të shkruhet shteti i prejardhjes së mjaltit, si dhe raporti. Në këtë mënyrë ne do t’i informojmë shumë qartë konsumatorët.

Ditën e fundit të ekspozitës – më 10 shkurt, kur është Dita e Bletarit, do të dorëzohet Çmimi i madh i organizatorëve nga Partners Ekspo, i siguruar nga administrata e rrethit të Plevenit – plaketa “Krahu i suksesit” për “Risitë në bletari”. Organizatorët do të dorëzojnë dhe një dekoratë për “Bletar të ri më të suksesshëm të Bullgarisë gjatë vitit 2018”. Mbi 700 piktura nga mbarë bota mbërritën në Pleven për konkursin “Bletaria – ekologjia dhe pjelloria, mjalti – shëndet dhe jetëgjatësi”. Piktorët e vegjël më të mirë gjithashtu do të dekorohen. Për herë të parë zhvillohet dhe një konkurs fotografik kushtuar bletarisë me çmime nga organizatorët. 

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD