Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadori Rajçevski për programin e RTSH-së në gjuhën bullgare

Foto: BGNES

Më 28 janar për herë të parë në eterin e televizionit shqiptar u transmetuan lajme në gjuhën bullgare. Kështu u vu zyrtarisht fillimi i programit prej gjysmë ore për minoritetin bullgar në Shqipëri.

Për ne fillimi i transmetimit të programit në gjuhën bullgare në RTSH2 është një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse bullgarët që jetojnë në këto vise deri në vitin 2017 nuk ishin njohur si minoritet” – komentoi para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare Ambasadori i Republikës së Bullgarisë në Tiranë Momçill Rajçevski.

Tani ata janë përfshirë në Ligjin për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe në të është shkruar se: “Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë të drejtën e informimit në gjuhën e tyre amtare. Radioja dhe televizioni publik qendror transmeton në njërin prej stacioneve të tij programe informative dhe kulturore në gjuhën e pakicave kombëtare”.

Përpjekjet tona gjatë bisedimeve me drejtorinë e RTSH-së ishin fokusuar te mundësia që transmetimet në gjuhën bullgare të fillojnë sa më shpejtë. Ora e emisionit tonë ishte pak problematike, por për fat të mirë morëm një orë shumë të përshtatshme – 17.30, dhe aktualisht programet për pakicat kombëtare fillojnë pikërisht me lajmet në gjuhën bullgare – shpjegoi zoti Rajçevski. Tani për tani ka vetëm 5 minuta lajme të përgatitura nga Radio televizioni shqiptar dhe të përkthyera dhe të lexuara në bullgarisht. Në të ardhmen tërë programi do të vazhdojë 30 minuta dhe në të do të përfshihen tema të lidhura me komunitetin bullgar në Shqipëri, kështu dhe materiale video për Bullgarinë, kulturën dhe historinë bullgare. Në lidhje me këtë po zhvillojmë bisedime me Televizionin Kombëtar Bullgar dhe shpresoj se së shpejti do të fillojë transmetimi i programeve të gatshme

Me dobi shumë të madhe për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë gjuhën letrare bullgare do të jetë moduli i quajtur “Unë mësoj bullgarisht”. Propozimi për të vjen nga Ambasada bullgare në Shqipëri dhe tashmë është arritur mirëkuptim për të me drejtorinë e RTSH-së. Videot mësimore do të përgatiten me ndihmën e Ministrisë bullgare të Arsimit dhe Shkencës. Hapat e tjera sipas Ambasadorit janë pikërisht në këtë drejtim:

Në etapën tjetër me rëndësi të madhe është që në bashkëpunim me institucionet bullgare dhe me partnerët tanë shqiptarë, pas miratimit të të gjitha akteve nënligjore të Ligjit për pakicat kombëtare, të analizohen mundësitë për mësimin më të gjerë të gjuhës bullgare. Aktualisht kemi 3 shkolla të së dielës në Tiranë, Korçë dhe Bilisht dhe ideja është që të përgatiten mësues të gjuhës bullgare. Duke pasur parasysh numrin e njerëzve që dëshirojnë të mësojnë bullgarisht, do të shikojmë se ku mund të organizohet mësim suplementar.”

Të gjithë këta hapa që mund të bëhen nga institucionet bullgare dhe nga komuniteti i bullgarëve në Shqipëri kërkojnë një mobilizim serioz. Sipas Momçill Rajçevskit njohja e pakicës bullgare në Shqipëri është vetëm fillimi dhe tani fillon puna e madhe.

Vitin tjetër presim censusin e popullsisë dhe për ne është me rëndësi të shikojmë rezultatet e këtij numërimi, sepse tashmë do të ketë opsion “bullgar”. Do të kuptojmë se sa persona vetëidentifikohen bullgarë dhe nga kjo do të varren shumë gjëra në të ardhmen – ku do të mësohet bullgarisht, si, e kështu me radhë.” – shpjegoi ambasadori.

Përpiloi: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të mbijetosh vështirë, apo si të plakesh me dinjitet me një pension bullgar

Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..

botuar më 24-10-14 7.20.PD

Fantazitë e kungujve në Sevlievo

Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..

botuar më 24-10-12 7.45.PD

Një bullgar fitoi titullin "Sandviçi më i mirë" nga European Street Food Awards në Gjermani

27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e garës evropiane në Saarbrucken të Gjermanisë, në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 17 vende,..

botuar më 24-10-11 6.32.MD