Pagimi i punës në Bullgari po rritet. Paga mesatare gjatë dhjetorit ka qenë 616 euro. Sivjet biznesi do të vazhdojë t’i rritë pagat. Këtë e deklaroi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Biser Petkov para televizionit BTV. “Paga minimale është rritur me 10 për qind dhe kjo nuk është veprim paraelektoral – kjo është rezultat i proceseve që po ndodhin në vend. Janë parashikuar 133 mln euro më shumë për financim dhe shërbime sociale, ndërsa nga 1 korriku do të rriten pensionet me 5.7 për qind, ndërsa tavani i pensioneve do të bëhet 613 euro, rikujtoi zoti Petkov.
Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim bëhet vetëm për transmetimin e tirazheve të totalizatorit shtetëror sportiv bullgar pranë Ministrisë..
Pjesëmarrja e denjë e ushtrisë bullgare në operacionet dhe misionet e NATO-s dhe BE-së e bëri Bullgarinë një partner të dëshirueshëm për përgatitjet dhe stërvitjet e përbashkëta, të cilat janë jashtëzakonisht të nevojshme në kushtet e operacioneve..
Një seri shpërthimesh dhe helmimesh në Evropë - përfshirë në Bullgari të tregtarit të armëve Emilijan Gebrev - të organizuara nga njësia 29155 e Drejtorisë kryesore të Inteligjencës së ushtrisë ruse, janë koordinuar nga Nikollaj dhe Elena..
Në 24 orët e ardhshme vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit dhe do të ketë reshje shiu në shumë rajone të Bullgarisë Qendrore..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 9°. Pas mesnate, reshjet në të gjithë vendin do të zvogëlohen dhe..
Pa debat dhe unanimisht, deputetët miratuan ndryshimet në Ligjin për Lojërat e Fatit, duke ndaluar reklamimin e lojërave të fatit në media. Përjashtim..