Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trifon Zarezan – festa, e cila fillon me punën e vreshtarëve dhe përfundon me dolli

14 shkurti festohet në shumë shtete si Dita e dashurisë, kurse në Bullgari tradita e vjetër e lidhë atë me festën e vreshtarëve dhe verës – Trifon Zarezan (Trifon Krasitësi). Në të vera pihet në tërë vendin. Në Sofje, e cila nuk ndodhet në një rajon ku prodhohet verë, por pavarësisht nga kjo ka shumë adhurues të kësaj pije, u organizua “Tour de Zarezan”-i i dytë. Ngjarja u zhvillua në kuadrin e nismës së Asociacionit bullgar të vreshtarëve dhe prodhuesve të pavarur të verës (kryesisht ndërmarrje familjare) – Bulgarian Association of Independent Winegrowers, dhe të disa dyqaneve dhe lokaleve, të cilat përpiqen ta popullarizojnë verën bullgare.

Franz Dimitrov

Në pesë vende në kryeqytet u organizuan degustime dhe biseda, në të cilat u prezantuan produktet e 19 kantinave bullgare, anëtare të Asociacionit. Ndër prodhuesit, të cilët i ofrojnë konsumatorit bullgar kombinacione të llojeve reja verërash, janë pronarët e vreshtave në fshatin Kapatovo. Kapatovo ndodhet në rajonin e qyteti Mellnik – rajon i njohur mirë me kushtet e shkëlqyera për prodhimin e verës. Vreshtat në fshatin Kapatovo janë pjesë e një ferme familjare, ku puna për bimët nuk ndërpritet gjatë tërë vitit dhe kështu çdo vit arrihet rendimenti maksimal. “Ferma në Kpatovo ka 174 dynymë me vreshta  - 104 dynymë me hardhi që japin frute dhe 70 dynymë me bimë të reja. Tërë sipërfaqja është pajisur me ujitje me pikim dhe kjo jep mundësi për reagim në kushte jo të favorshme klimatike” – shpjegoi Franz Dimitrov , i cili në vazhdim të 6 vjetëve punon në sferën e tregtimit dhe në atë të prodhimit të verës. Ai na tregon për specifikën e krijimit të vreshtave në një vend, ku më parë ato nuk kanë ekzistuar:


Kampionet e para të dheut, të marra në Kapatovo ishin dërguar për analizë në Francë para 13 vjetësh. Nga Franca ishin blerë dhe fidanët. Analiza e mostrave tregoi se toka dhe klima janë shumë të përshtatshme pikërisht për varietetet e blera. Në këtë rajon ka shumë diell, klima është e ngrohtë, dheu – me përmbajtje të lartë të rërës. Pronarët e fermës kanë filluar me një sipërfaqe të vogël me hardhi – vetëm për nevojat e tyre personale. Pak nga pak ata fillojnë të prodhojnë më shumë dhe ta shesin verën. U bë e qartë se cilësia e bimëve është shumë e lartë dhe vera kërkohet në tregun bullgar. Kështu zgjeruam sipërfaqet dhe sasitë e prodhuara të verës. Aktualisht prodhojmë verëra të bardha, të kuqe dhe që nga sivjet – roze. Kemi varietete të shumta franceze dhe çdo vit blejmë të reja” – Syrah, Petit Verdot, Marselan, Viognier, Chardonnay.Akoma nuk prodhojmë për eksport, sepse në tregun bullgar arrijmë ta shesim tërë prodhimin. Ndoshta në të ardhmen, kur të gjitha hardhitë e mbjella fillojnë të japin fruta, mund të mendojmë për tregjet e jashtme. Përdorim teknikë të re dhe moderne, sepse puna është shumë dhe pa të nuk mund ta kryejmë. Por nuk disponojmë me kantina të veta dhe prandaj marrim me qira enë të posaçme dhe specialistë nga kantinat e tjera më të mëdha”.

Viti 2018 ishte i pafavorshëm për prodhuesit e verërave në Bullgari. Arsyeja për këtë ishin shirat e mëdha dhe breshëritë gjatë pranverës, të cilat shkaktuan shumë sëmundje mbi hardhitë.

Arritëm të shpëtojmë rendimentin e rrushit me shumë punë dhe me ndërhyrjen e duhur të specialistëve dhe me pesticidet e drejta, shpjegoi Franz Dimitrov. Bile kishim rezultate më të mira në krahasim me vitet e mëparshme – 100 tonë rrush, dukem pasur parasysh se vitet e kaluara kemi arritur 52-53 tonë. Kjo natyrisht nuk është për shkak të kushteve atmosferike, por në sajë të kësaj se hardhitë e reja për herë të parë dhanë fruta. Unë punoj në “Kapatovo” që nga viti 2013. Kur fillova isha 35-vjeçar. Unë kam mbaruar në universitet specialitetin e informatikës dhe në njëfarë mënyre kjo më ndihmon – logjika e zgjidhjes së problemeve është e njëjtë. Por ky biznes më pëlqen më shumë dhe e ndiej kujdesin për vreshtat dhe për tokën si prirja ime e vërtetë.”

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: kapatovo.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në prag të Krishtlindjeve, i shohim me shpresë ditët në vijim

Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes, bullgarët ortodoksë, kudo që janë të shpërndarë nëpër botë, mblidhen për të pritur Krishtlindjet...

botuar më 24-12-24 5.55.PD
Burra të armatosur në provincën siriane Hama, 3 dhjetor 2024

Optimizëm, por edhe mosbesim - këndvështrimi evropian i ngjarjeve në Siri

Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve në Komunitet janë të kujdesshëm ndaj grupit "Hajat Tahrir al-Sham" dhe udhëheqësit të tij Ahmed..

botuar më 24-12-23 11.30.MD

Kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit marrin dhurata nga Plaku i Krishtlindjeve

Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..

botuar më 24-12-23 8.25.PD