Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1150 vjet nga vdekja e Shën Konstantin-Kiril Filozof

Profesoresha Sllavija Bërlieva: Në të gjithë Evropën departamentet e gjuhës bullgare mbyllen në llogari të gjuhës ruse

1150 vjet pas Fjetjes së Shën Konstantin-Kiril Filozofit /më 14 shkurt 869/ veprimtaria e tij jo vetëm që është e gjallë, por shkencëtarët nga vende të ndryshme  akoma janë duke studiuar jetëshkrimin e tij të pasur. Prandaj dhe sot – kur festojmë paraqitjen e tij përpara Zotit, studiues prej gjashtë shteteve – Bullgaria, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia dhe Rusia, prezantojnë arritjet e veta më të reja në konferencën me moto “Atij i qoftë lavdia, nderi dhe respekti”. Forumi treditor shkencor është organizuar nga qendra shkencore “Kirili dhe Metodij” pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe i është kushtuar po kështu 150 vjetorit të themelimit të akademisë.

Nderojmë Konstantin-Kiril Filozof si krijuesi i shkrimit sllav, bashkë me vëllain e tij Metodij. Por, edhe më i konsiderueshëm është ai në rolin e tij të krijuesit të gjuhës së lashtë letrare bullgare, të njohur si gjuha e tretë klasike e krishterimit në Evropën Mesjetare krahas me greqishten dhe latinishten. Në përgjithësi, në tokat bullgare prej kohësh janë përdorur kulturat e vjetra grafike – letrat greke dhe latine, alfabeti gotik, glagolica dhe kuptohet, alfabeti cirilik.

Duhet gjithmonë të nënvizojmë se alfabeti cirilik është  krijuar në Bullgari nga nxënësit e Kirilit dhe të Metodit  dhe ai është kontributi ynë më i madh në kulturën evropiane – thotë profesoresha dr. Sllavija Bërlieva, drejtoresha e qendrës shkencore “Kirilit dhe Metodij”. Dhe në qoftë se nuk i kishte mbretërit që kanë përkrahur gjerësisht kulturën dhe traditën e shkrimit nga epoka e Kirilit dhe të Metodijit, asgjë nga kjo veprimtari e shenjtë nuk do të ishte ruajtur sot dhe mbase në tokat  e sllavëve perëndimorë, do të shkruanim në alfabetin latin. Nuk duhet të harrojmë po kështu se, Kirill dhe Metodij e thyejë modelin greko-romak të kulturës evropiane dhe sjellin në të elementin sllav. Prandaj le të mos të lejojmë siç u bë përpara ca kohe të jemi të irrituar në mënyrë më të vrazhdë me ide, se alfabeti cirilik është krijuar në Maqedoni. Le ti mësojmë njerëzit e rinj, të dinë se alfabeti është një nga parametrat bazë  të identitetit tonë kombëtar, se na ka ruajtur nga çdo lloj asimilimesh dhe se nuk duhet  të heqim dorë prej tij.

Dhe çfarë më shqetësuese mund të jetë nga lajmi se kjo dije jo thjesht mund të zhduket, por dhe të këmbehet me “fakte”, të fabrikuara për qëllimet gjeopolitike.

Aktualisht, në të gjithë Evropën departamentet e sllavistikës, të gjuhës bullgare dhe të ashtuquajturave gjuhë të vogla sllave mbyllen për shkak të dominimit të mësimit të gjuhës ruse – deklaron profesoresha Sllavija Bërlieva. Ky është një fenomen politiko-ekonomik, i cili shpjegohet shumë lehtë dhe i cili, mjerisht, i zhvendos interesat e sllavistëve nga kjo etapë e parë të veprimtarisë së Kirilit dhe të Metodjit. Një shembull i freskët  është katedra “Sllavistika dhe ballkanistika” në Universitetin e Vjenës, ku mjaft fort qenë të pranishme studimet në gjuhën bullgare. Në vendin e shkencëtarit të ri dhe të jashtëzakonshëm austriak me dije të shkëlqyera të bullgarishtes dhe serbishtes ishte thirrur nga Rusia një specialist – mbase po kaq i mirë, por i cili nuk ka asgjë të përbashkët me ballkanistikën. Kështu në departament sot ka vetëm studiues të gjuhës ruse dhe asnjë përfaqësues të vendeve ballkanike. Akademia Bullgare e Shkencave iu drejtua ministrit austriak të arsimit dhe të kulturës me apel të mund të ruhet studimi i gjuhës bullgare, por kjo nuk u bë. Por dhe shteti ynë në përfaqësinë e Ministrisë sonë të jashtme nuk bëri hapat e duhura, pavarësisht se ishte në dijeni.

Bilanci nga kjo amulli është më se i qartë – vendi ynë u privua nga akoma një qendër, e cila përgatiste ambasadorët e kulturës bullgare nëpër botë.

Për mua kjo është një moskokëçarje dhe një demonstrim i radhës i mungesës se çdo lloji ndjeshmërie ndaj kulturës sonë, sepse kultura nuk sjell mjaft të ardhura, nuk mund të ndahet dhe të shitet. Këto janë gjithë gjëra, veprimi i të cilave u përket disa brezave pas nesh dhe duket se të fortit e ditës nuk janë të interesuar prej tyre”, komenton prof. dr. Sllavija Bërlieva.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Para 80 vjetësh u zbulua tuma e Kazanllëkut

"Njeriu nuk e njeh rrugën drejt qiellit, por kali e di", thotë një fjalë e urtë trake. Prandaj, mbretërit trakë dërgoheshin me patjetër në botën e përtejme së bashku me kuajt e tyre. Për shkak të varreve të shumta të sundimtarëve nga epoka helenistike,..

botuar më 24-04-19 7.30.PD

Mbushen 80 vjet nga bombardimi i fundit i Sofjes

Më 17 prill, 80 vjet më parë, ndodhi bombardimi i fundit dhe më brutal i Sofjes gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1944, më 17 prill në mesditë, 350 bombardues amerikanë, të shoqëruar nga gjuajtësit “Thunderbolt” dhe “Mustang”, hodhën 2500 bomba..

botuar më 24-04-17 1.48.MD

Festojmë Ditën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Astronautikës

Më 12 prill, festojmë Ditën Ndërkombëtare të 55-të të Aviacionit dhe Astronautikës. Në këtë datë të vitit 1961, në orën 6 e 7 minuta Greenwich (9 orë e 7 minuta me orën e Moskës), me anijen "Vostok 1" Juri Gagarin filloi turneun e tij të paharrueshëm..

botuar më 24-04-12 6.50.PD