Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Na presin rregulla të reja për biznesin me automjete dhe import të veturave me naftë

Tema e ekonomisë së zezë, punësimit joformal dhe punës së padeklaruar që prej kohe është në qendër të vëmendjes së sindikatave në Bullgari. Vetëm para disa ditësh njëra prej sindikatave të mëdha – Konfederata e Sindikatave të Pavarura paraqiti një projekt të vet njëvjeçar për kundërveprim ndaj ekonomisë së zezë, kryesisht në 4 sektorë – tregtia dhe riparimi i automjeteve dhe përgatitja e drejtuesve të automjeteve, industria e lehtë, ndërtimi dhe bujqësia. Nga sindikata nënvizojnë se ekonomia e zezë ndikon negativisht mbi treg, mbi thesarin e shtetit, ka efekt negativ edhe mbi sistemin e sigurimeve shoqërore, të drejtat e punës, të drejtat sociale, shëndetësore dhe sindikaliste të punëtorëve. Ndër sferat në rrezik, ku biznesi gri dhe puna e parregulluar madje mund të shkaktojnë vdekje është tregtia dhe riparimi i automjeteve dhe përgatitja e drejtuesve të automjeteve. Më në fund duhet të miratohet një rregullore e përgjithshme, që do të respektohet nga tërë sektori dhe do të jetë në dobi të të gjithëve – si për tregtarët e vegjël, ashtu dhe për ata të mëdhenj të veturave dhe të pjesëve të ndërrimit – thotë Emill Germanov, kryetar i Bashkimit të Ofiçinave të Riparimit:

Aktualisht te ne nuk ka rregullore për funksionimin e ofiçinave të riparimit dhe kjo i hapi dyert për importin e parregulluar të pjesëve të ndërrimit për veturat, si dhe për punën e parregulluar në ofiçinat e riparimit. Shumë prej tyre nuk i respektojnë kërkesat e prodhuesve për shërbimin teknik dhe nuk mbajnë aspak përgjegjësi për cilësinë e riparimeve. Ato nuk respektojnë edhe normat për kushte shëndetësore dhe të sigurta të punës. Në projektligjin e ri, i cili u përket ofiçinave të riparimit, parashikohet krijimi i një regjistri publik të çdo një prej riparimeve të bëra dhe mbajtja e ndonjë përgjegjësie. Ne, të cilët jemi përfaqësues të biznesit të ofiçinave të riparimit, e përfaqësojmë biznesin e mesëm dhe të vogël dhe jo asociacionin e importuesve të automobilave. Por, si për ne, ashtu dhe për ta ekonomia e zezë është shumë e dëmshme, sepse shkakton një sërë shkeljesh, të cilat e vështirësojnë konkurrencën e ndershme.

Sipas të dhënave të grumbulluara dhe të analizuara nga organizatat e sektorit të pronarëve të ofiçinave të riparimit vendi ynë ka autoparkun më të vjetër në Evropë – sipas të dhënave zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme “Policia Kombëtare” numri i automobilave të regjistruar te ne është mbi 4 mln e 200 mijë. Prej tyre 3 mln e gjysmë janë të moshës mbi 10 vjet, ndërsa mbi 1 milion e gjysmë janë mbi 20 vjet. Po ruhet tendenca e rreth 300 – 310 mijë automobilave të regjistruar mesatarisht në vit, ndërsa rreth 10 për qind prej tyre janë të rinjtë. Jemi në vend të parë edhe për nga vdekshmëria në aksidentet rrugore, që është rrjedhojë edhe e autoparkut të vjetër, që nuk mirëmbahet. Tani na pret një valë e re e automobilave me naftë nga Evropa Perëndimore – thotë Emill Germanov. Eksport i automjeteve me naftë të dorës së dytë nga Gjermania vetëm për një vit është rritur me 20 për qind deri në 239 541 vetura, bëhet e qartë nga analiza e Asociacionit të Biznesit Evropian. Zakonisht ato eksportohen në Ukrainë, Kroaci dhe në vend të tretë – në Bullgari (+27.7 për qind). Çfarë mund të presim si pasojë e këtij importi të automobilave - një ndotje edhe më të madhe të ajrit, ose më shumë vetura në rrugët tona. Ja parashikimi i Emill Germanovit:

Së shpejti mund të presim automobila, të cilët për ne janë shumë të rinj, ata janë sipas Eurostandardit 6 /Euro VI është standardi më i lartë ekologjik evropian, i cili definon nivelet e lejuara të gazeve të djegura, që lëshohen në natyrë – sh. a./ Duke dalë nga ky standard Gjermania i ndaloi automobilat me naftë në disa qytete dhe çdonjëri, i cili ka blerë automjet me lizing, në fund të periudhës së lizingut do ta kthejë, sepse nuk do të mund ta përdorë. Kështu ofiçinat e riparimit fillojnë t’i shesin këta automobila kryesisht në shtetet, ku ky treg është i pakufizuar. Vetëm ne marrim automobila, të cilët janë nga 7 deri më 10 vjet në përdorim – kjo është mosha e automjeteve që shiten në masë në Bullgari. Ata automobila me naftë, të cilët tani hiqen nga tregu i huaj janë mjaftë më të rinj – rreth 3-4 vjet. Deri diku kjo është një përparësi për ne, por aktualisht çmimi i tyre është më i lartë nga ai standard për klientin. Një automobil i tillë kushton rreth 28 – 30 mijë euro, me kusht se vlera e një veture të tillë të re është rreth 60-70 mijë euro. Siç duket do të presim që çmimi i tyre të arrijë rreth 20 mijë euro dhe do të fillojmë t’i importojmë. Mendoj se kjo do të jetë me dobi për ne, sepse Euro 6 është një standard shumë i rreptë në përkrahje të natyrës. Nuk mund të bëhet fjalë për krahasim midis një automobili 3 vjeçar dhe automobilave të tillë të moshës mbi 20 vjet të cilët janë shumë të përhapur në rrugët tona.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Standard&Poor's konfirmoi vlerësimin e Bullgarisë dhe perspektivën pozitive

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive...

botuar më 24-05-26 7.10.PD

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD