Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një sistem unik jep informacion për akomodimin turistik në Bullgari

Gjatë verës së vitit 2018 Ministrja e Turizmit Nikolina Angellkova deklaroi se Sistemi Unik për Informacionin Turistik do të jetë gati para fillimit të stinës tjetër verore. Kjo prognozë e guximshme në të vërtetë u realizua dhe që nga data 20 shkurt i këtij viti filloi aplikimi i bazës së domosdoshme të të dhënave për vendosjen turistike në territorin e Bullgarisë.

Qëllimi i Sistemit Unik është që ta ndihmojë si rritjen e të ardhurave nga turizmi, ashtu dhe marrjen e një përfytyrimi real për punësimin dhe fitimet e deklaruara nga ana e hoteleve te ne. Me ndihmën e sistemit në fjalë do të shpërndahen dyshimet për falsifikimin e numrit të fjetjeve në disa vende, me qëllim pagimin e tatimit më të ulët, megjithëse turizmi është sektori i vetëm në Bullgari, ku TVSH-ja është me përmasë 9 për qind. Kjo u bë e mundur, sepse në Sistemin Unik për Informacionin Turistik janë integruar edhe regjistrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, Ministrisë së Turizmit, Institutit Kombëtar të Statistikave dhe të bashkive.

Projekti tashmë startoi në Bashkinë e Kryeqytetit dhe në akoma katër bashki bullgare – Burgas, Vraca, Sozopoll dhe Velingrad. Aktualisht në sistem aplikohen të dhënat e mbi 18 800 objekteve, të cilat janë pjesë e Regjistrit Turistik Kombëtar. Periudha brenda së cilës pronarët duhet të regjistrojnë objektet e tyre turistike është deri në 1 tetor. Në rast se bëjnë gabim në informacionin e paraqitur për objektet e tyre pronarët do ta kenë mundësinë për ta korrigjuar, ose shtuar.

Pas kësaj date Ministria e Turizmit do t’i sanksionojë shkelësit me 1000 deri në 3000 leva gjatë kontrollit të parë, dy herë më shumë në rast kontrolli të dytë dhe me heqjen e licencës në qoftë se objekti nuk është regjistruar gjatë kontrollit të tretë. Sistemi Unik për Informacionin Turistik nuk do të jetë publik dhe tek ai do të kenë akses vetëm institucionet e përmendura dhe pronarët e objekteve turistike. A është e garantuar siguria e informacionit në sistem dhe si do të realizohet regjistrimi i objekteve, të cilat gjenden në zona me mbulim jo të mirë interneti? Kësaj pyetjeje iu përgjigj drejtori tregtar i firmës zbatuese të projektit Jordan Dragançev:

Një prej sukseseve të mëdha të Sistemit Unik për Informacionin Turistik është se ne u morëm vesh me Agjencinë Shtetërore për Administrim Elektronik, kështu qe sistemi është instaluar në infrastrukturën e Agjencisë Shtetërore për Administrim Elektronik. Kjo garanton se një pjesë e madhe e sulmeve të hakerëve do të ndalohen, ndërsa sistemi do të ruhet me të gjitha mundësitë e administratës shtetërore. Pavarësisht nga kjo të gjitha të dhënat janë të kriptuara, e kemi testuar sigurinë e tij kibernetike. Nuk ka siguri të plotë kurrë, por mund të them se i kemi ndërmarrë të gjitha masat, që ta parandalojmë sulme të tilla. Vendet, ku nuk ka lidhje të mirë interneti do të detyrohen t’i dërgojnë të dhënat e tyre një herë në javë dhe jo çdo ditë, si të gjitha objektet e tjera. Mirëpo, duhet të jetë e qartë se Ministria e Turizmit ka ndërmarrë masa për ta parandaluar mundësinë eventuale që në një ditë të gjitha hotelet të disponojnë lidhje jo shumë të mirë interneti. Ministria ka arritur marrëveshje me Komisionin për Rregullimin e Komunikacioneve, i cili duhet të kontrollojë çdo një vendbanim për probleme të mundshme me aksesin tek interneti. Regjistrimi do të ndodhë direkt në sistem, ose nëpërmjet komponentëve të administrimit elektronik.

Regjistrimi është falas për biznesin dhe do të kursejë shumë kohë dhe burokraci të panevojshme. Sa i përket informacionit, që do të kërkohet nga turistët, ai do të jetë dy lloje në varësi nëse ata janë shtetas të vendeve - anëtare të BE-së, ose të vendeve të treta. Të dhëna me detaje më të mëdha do të kërkohen nga shtetasit e vendeve të treta, vetëm nga pikëpamja e sigurisë. Ata duhet të shënojnë tre emrat e tyre, Kodin Personal të Identifikimit dhe datat e mbërritjes dhe nisjes. Shtetasit e vendeve nga BE-ja do të japin tre emrat e tyre dhe datat e mbërritjes dhe nisjes. Që të lehtësohen hotelierët, si dhe nëpunësit e institucioneve, të cilët do të punojnë me Sistemin Unik për Informacionin Turistik, janë parashikuar trajnime të posaçme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD

Për tre ditë Sofja do të jetë kryeqyteti i verërave në Ballkan

Nga data 27 deri më 29 qershor, Sofja do të jetë kryeqyteti ballkanik i verërave. Edicioni i 13-të i Festivalit Ballkanik të Verës do të mirëpresë mysafirët në qytezën speciale të verërave përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK). Vizitorët do..

botuar më 24-06-26 4.54.MD

Mbi gryka, fusha dhe lumenj - ku janë platformat më të bukura panoramike në Bullgari?

A mund ta njihni Bullgarinë nga pamja e shpendëve, pa ndihmën e një droni apo avioni? Përgjigja është po, për këtë janë platformat panoramike. Ato janë ndërtuar lart në qiell dhe zbulojnë pamje mahnitëse të grykave, majave të mbuluara me..

botuar më 24-06-23 8.15.PD