Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Revista “Përjeto Bullgarinë” na njeh me traditat dhe jetesën e Bullgarisë Verilindore

Ansambli kombëtar folklorik “Filip Kutev”

Tashmë është fakt numri i parë për vitin 2019 i revistës “Përjeto Bullgarinë”. Njerëzit e joshur nga folklori bullgar, zejet dhe  kostumet popullore  tradicionale përsëri kanë mundësi të kalojnë orë të dobishme me botimin  në dy gjuhë me ilustrime të shumta. “Një revistë moderne, bashkëkohore për jetesën dhe kulturën tradicionale në gjuhën bullgare dhe angleze” kështu botuesja Svetllana Radeva e përkufizon  pamjen e “Përjeto Bullgarinë”.

Revista duhet të jetë një surprizë për lexuesit, thotë dr. Radeva. - Këtu prezantojmë Ansamblin kombëtar folklorik “Filip Kutev”. Ka intervistë me prof. Elena Kutevën, udhëheqëse të kolektivit dhe e bija e kompozitorit të madh bullgar Filip Kutev dhe me një prej solisteve – Sorina Bogomillova. Tema prijëse e numrit janë lojërat maskarade.

Materiali është përgatitur  nga specialistja në këtë fushë – Cvetana Manova, me shumë fotografi të autorit, por jo nga karnavali “Surva” në qytetin Pernik, por nga festat që organizohen tradicionalisht në fshatrat përreth Pernikiut më 13 dhe 14 janar. Qëndisja që prezantojmë kësaj here është  një  jelek modern me gajtan, ofruar nga mjeshtrja Miglena Terzieva nga Tërgovishte. Materiali është shoqëruar me një vidoklip , të cilin e vëmë në sajt dhe në faqen e revistës në facebook. Prezantojmë dhe Muzeun regjional historik në Tërgovishte. 

Maska maskarade nga fshati DivotinoSi një  institucion i pavarur që merret me studimin dhe popullarizimin e historisë së krahinës së Tërgovishtes, muzeu funksionon që nga viti 1960. Në të ruhen më se 25 mijë gjetje nga neoliti deri në ditët tona, më i njohuri prej tyre është Thesari i artë Kralevsko. Ai është zbuluar në vitin 1979 në varin e një aristokrati të lartë, që ka jetuar në shekullin e III para Krishtit dhe përfshin 47 aplikacione të arta me emal, pllakëza të arta me figura grifoni, medaljone me figurën e Heraklit , vathe, byzylykë ,  zbukurime të takëmit të kalit.

Tërgovishte është qyteti i lindjes i Svetllana Radevës dhe ky numër i revistës “Përjeto Bullgarinë” është  njëfarë përulje para traditave dhe kulturës, të lënë si trashëgim nga stërgjyshërit e saj. Me këtë krahinë është lidhur edhe etnologia , e cila  trajton temën tjetër kureshtare në faqet e revistës – lojërat e gjyshes dhe gjyshit.

Ky material është rezultat i punës shumëvjeçare të etnologes  Ivelina Vëllçeva nga Muzeu historik në Popovo. Tema është shumë  voluminoze  dhe për këtë arsye do ta publikojmë në disa numra të revistës. Ivelina ka vizituar në vazhdim të viteve të gjitha fshatrat e rajonit dhe ka marrë në pyetje grat e moshuara, të cilat i kanë rrëfyer për lojëra të ndryshme – broillki (lidhur me numërimin), loja me shkop e cingël. Janë publikuar  dhe fotografi të  kockave të qengjit, që përdoren në këtë lojë të fëmijëve.

Koleksioni i pasur me kostume popullore bullgare i dr. Vanja Vellkovës  nga Berlini  gjithashtu zë vend në faqet e revistës.

Thesari i artë Kralevsko

Interesi ndaj qëndisjeve është shumë i madh, bile gjatë viteve të fundit ato janë në modë – thotë Svetllana Radeva. – Kursi për  qëndisje bullgare , i cili ishte publikuar në numrin e dyte të revistës është vepër ime, por unë shpresoj jashtëzakonisht shumë në kontaktet me kolegët e tjerë që punojnë në këtë fushë. Jo rastësisht në këtë numër  publikojmë pjesë prej librit të Stefka  Mihajllovës nga qyteti Kjustendill “Simbole, shenje dhe skema në qëndisjen popullore bullgare”, sepse ajo  që bëjnë studiuesit në këtë sferë duhet të arrijë tek gjithnjë e më shumë njerëz të moshave të ndryshme.

Pjesa e përparme e kostumit popullor nga koleksioni i dr. Vanja Vellkovës

Ekipi i revistës “Përjeto Bullgarinë” është kategorik, se një pjesë serioze e kostumeve popullore tradicionale ruhet nga popullsia dhe shumica prej tyre janë pak të njohur bile për punonjësit e muzeve. Ky është shkaku që në këtë numër të shpallim konkursin “Kostumet popullore të gjyshes dhe gjyshit”. Presim fotografi të këtyre kostumeve, të shoqëruar me përshkrim të historikut të tyre. Kemi dhe çmim – ai është një komplet për sixhadenë e murit “Dallëndyshja e bardhë – saktëson Svetllana Radeva.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: Svetllana Radeva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD