Tashmë është fakt numri i parë për vitin 2019 i revistës “Përjeto Bullgarinë”. Njerëzit e joshur nga folklori bullgar, zejet dhe kostumet popullore tradicionale përsëri kanë mundësi të kalojnë orë të dobishme me botimin në dy gjuhë me ilustrime të shumta. “Një revistë moderne, bashkëkohore për jetesën dhe kulturën tradicionale në gjuhën bullgare dhe angleze” kështu botuesja Svetllana Radeva e përkufizon pamjen e “Përjeto Bullgarinë”.
Revista duhet të jetë një surprizë për lexuesit, thotë dr. Radeva. - Këtu prezantojmë Ansamblin kombëtar folklorik “Filip Kutev”. Ka intervistë me prof. Elena Kutevën, udhëheqëse të kolektivit dhe e bija e kompozitorit të madh bullgar Filip Kutev dhe me një prej solisteve – Sorina Bogomillova. Tema prijëse e numrit janë lojërat maskarade.
Materiali është përgatitur nga specialistja në këtë fushë – Cvetana Manova, me shumë fotografi të autorit, por jo nga karnavali “Surva” në qytetin Pernik, por nga festat që organizohen tradicionalisht në fshatrat përreth Pernikiut më 13 dhe 14 janar. Qëndisja që prezantojmë kësaj here është një jelek modern me gajtan, ofruar nga mjeshtrja Miglena Terzieva nga Tërgovishte. Materiali është shoqëruar me një vidoklip , të cilin e vëmë në sajt dhe në faqen e revistës në facebook. Prezantojmë dhe Muzeun regjional historik në Tërgovishte.
Si një institucion i pavarur që merret me studimin dhe popullarizimin e historisë së krahinës së Tërgovishtes, muzeu funksionon që nga viti 1960. Në të ruhen më se 25 mijë gjetje nga neoliti deri në ditët tona, më i njohuri prej tyre është Thesari i artë Kralevsko. Ai është zbuluar në vitin 1979 në varin e një aristokrati të lartë, që ka jetuar në shekullin e III para Krishtit dhe përfshin 47 aplikacione të arta me emal, pllakëza të arta me figura grifoni, medaljone me figurën e Heraklit , vathe, byzylykë , zbukurime të takëmit të kalit.
Tërgovishte është qyteti i lindjes i Svetllana Radevës dhe ky numër i revistës “Përjeto Bullgarinë” është njëfarë përulje para traditave dhe kulturës, të lënë si trashëgim nga stërgjyshërit e saj. Me këtë krahinë është lidhur edhe etnologia , e cila trajton temën tjetër kureshtare në faqet e revistës – lojërat e gjyshes dhe gjyshit.
Ky material është rezultat i punës shumëvjeçare të etnologes Ivelina Vëllçeva nga Muzeu historik në Popovo. Tema është shumë voluminoze dhe për këtë arsye do ta publikojmë në disa numra të revistës. Ivelina ka vizituar në vazhdim të viteve të gjitha fshatrat e rajonit dhe ka marrë në pyetje grat e moshuara, të cilat i kanë rrëfyer për lojëra të ndryshme – broillki (lidhur me numërimin), loja me shkop e cingël. Janë publikuar dhe fotografi të kockave të qengjit, që përdoren në këtë lojë të fëmijëve.
Koleksioni i pasur me kostume popullore bullgare i dr. Vanja Vellkovës nga Berlini gjithashtu zë vend në faqet e revistës.
Interesi ndaj qëndisjeve është shumë i madh, bile gjatë viteve të fundit ato janë në modë – thotë Svetllana Radeva. – Kursi për qëndisje bullgare , i cili ishte publikuar në numrin e dyte të revistës është vepër ime, por unë shpresoj jashtëzakonisht shumë në kontaktet me kolegët e tjerë që punojnë në këtë fushë. Jo rastësisht në këtë numër publikojmë pjesë prej librit të Stefka Mihajllovës nga qyteti Kjustendill “Simbole, shenje dhe skema në qëndisjen popullore bullgare”, sepse ajo që bëjnë studiuesit në këtë sferë duhet të arrijë tek gjithnjë e më shumë njerëz të moshave të ndryshme.
Ekipi i revistës “Përjeto Bullgarinë” është kategorik, se një pjesë serioze e kostumeve popullore tradicionale ruhet nga popullsia dhe shumica prej tyre janë pak të njohur bile për punonjësit e muzeve. Ky është shkaku që në këtë numër të shpallim konkursin “Kostumet popullore të gjyshes dhe gjyshit”. Presim fotografi të këtyre kostumeve, të shoqëruar me përshkrim të historikut të tyre. Kemi dhe çmim – ai është një komplet për sixhadenë e murit “Dallëndyshja e bardhë – saktëson Svetllana Radeva.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: Svetllana Radeva
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..