Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

1 mars – Dita e amatorit

Puna pa shpërblim e aktivistëve të vatrave të kulturës ruan nga harresa mesazhet e stërgjyshërve tanë

Foto: unesco.org

Mbrojtës të traditës – kështu e përkufizojnë plejadën e amatorëve në qytete dhe fshatra, që japin tërë energjinë dhe talentin e tyre për ta ruajtur të gjallë shpirtin e popullit tonë. Amatorët janë njerëz, të cilët, të bashkuar në grupe krijuese jo profesionale, interpretojnë këngë tradicionale bullgare, japin shfaqje teatrale, rikrijojnë tradita folklorike, festojnë dhe i duan të gjitha festat bullgare. Veprimtaria e tyre  lulëzon si në qytetet e mëdha, ku kalendari është plotë e për plotë me aktivitete kulturore, ashtu edhe fshatrat e vogla, ku skena e vatrës vendase të kulturës bëhet qendër e kulturës për komunitetin e vogël. Amatorët janë rilindës të vërtetë dhe liderë në nivel lokal. Ndoshta shumica do të shtrojnë pyetjen – çfarë fitojnë këta njerëz, të cilët vite me radhe e japin punën dhe kohën e tyre të lirë në emër të kauzës jo materiale. Të jesh  pjesë e një grupi amator nuk është çështje e profesionit, por dëshirë  dhe prirje e brendshme. E vërteta është, se ata ruajnë një thesar të madh, ku është grumbulluar tërë urtësia, optimizmi dhe besimi i popullit tonë. Kur mbledhin dhe incizojnë këngë popullore, kur rikrijojnë tradita dhe zakone, aktivistët e vatrave të kulturës ruajnë nga harresa mesazhet e stërgjyshërve  tanë. Amatorët na shtyjnë të besojmë në gojëdhënat e bullgarëve të vjetër, duke treguar si drita e largon errësirën, si natyra na jep shpresë dhe çdo vit ringjallet për jetë të re.

Shumë urime për shëndet dhe jetë të gjatë, për suksese dhe gëzim  ne bullgarët i drejtojmë njeri tjetrit në prag të pranverës. Simbol i gëzimit të pastër me të cilin na mbush dielli pranveror janë veroret. Të bardha dhe të kuqe – këto simbole më bullgare na kujtojnë, se në jetë gjithçka varet nga përkushtimi, qëndrueshmëria dhe dashuria  që japim. Jo rastësisht dita e veroreve – 1 mars, është shndërruar në Festë të organizatave amatore. E shënojnë me modesti, por gjithmonë nën çatinë e shtëpisë së tyre të dytë – vatrën e kulturës.

Në vatrën e kulturës “Shenjtorët Kiril dhe Metodij 1927” në fshatin Dollni Bogrov afër Sofjes  për 1 marsin përgatiten javë të tëra. Ai është ndër ditët më emocionuese dhe më mbresëlënëse në kalendarin e tyre. Gratë mblidhen dhe punojnë me dorë verore për fëmijët e fshatit. Vogëlushit nga ana e tyre çdo vit  zbulojnë në personin e tyre Gjyshen Marta – atë të vërtetën.

Gjysha Marta e vërteta është veshur me fustan të kuq, mbi kokë ka shami të kuqe. Mban bluzë të bardhë dhe përparëse të endur shumëngjyrëshe. Në dorë mban furkë leshi dhe shportë të mbushur me verore. E duam shumë këtë traditë, festimin e Gjyshes Marta më 1 mars, tregon Liljana Tasheva, e cila është ndër amatorët e vatrës së kulturës. – Mblidhemi në vatrën e kulturës, atje i bëjmë veroret. Fëmijët që frekuentojnë kopshtin e fëmijëve e kanë festën e tyre atje, por edhe na presim me gëzim. Bile vitin e kaluar u mblodhëm tek fëmijët dy gjyshe Marta – një me e re dhe një më e moshuar. Para dy vjetësh kur isha në rolin e Gjyshes Marta më 1 mars njëra prej vajzave që jeton afër shtëpisë sime, pas festës më pa përsëri. Unë isha hipur mbi çatinë e shtëpisë sonë, sepse në këtë moment po bënim riparim. Por fëmija më njohu dhe filloi të përsëriste para prindërve të tij, se Gjysha Marta është atje mbi çati. Ky është një kujtim shumë i këndshëm edhe tani  më vjen mirë kur më takojnë në rrugë dhe më përshëndesin me fjalët “Tungjatjeta, Gjyshe Marta!”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD
Dr. Asja Konsullova

Bullgaria i bashkohet një rrjeti evropian për trajtimin e kancerit

Bullgaria i bashkohet konsorciumit evropian të qendrave kombëtare për trajtimin e kancerit. Para BNR-së, dr. Asja Konsullova theksoi se për këtë është punuar për shumë vite, “sepse pacienti bullgar meriton të trajtohet në një qendër kanceri dhe në..

botuar më 24-07-08 5.03.MD

Bullgarët janë të vetëdijshëm për ndryshimet klimatike, por jo për mënyrat për ta parandaluar atë

Bullgarët janë të vetëdijshëm për shkaqet dhe pasojat e ndryshimeve klimatike. Por ata janë të painformuar për kundërmasat. Këtë e tregojnë të dhënat për vendin, nga sondazhi i fundit i 6-të radhazi i klimës i Bankës Evropiane të Investimeve...

botuar më 24-07-08 10.06.PD