Me një ceremoni zyrtare para tempullit “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje filloi vizita dyditore zyrtare e Kryeministrit të Federatës Ruse Dmitri Medvedev në Bullgari. Sot mysafiri do të ketë takime me Kryeministrin Bojko Borisov dhe Presidentin Rumen Radev. Tema kryesore e vizitës do të jetë bashkëpunimi në ekonomi, tregti, investime, shkencë dhe teknikë, kulturë dhe marrëdhëniet humanitare. Medvedev është për herë të dytë në Bullgari që nga viti 2008 e këtej, kur mori pjesë në një delegacion të kryesuar nga Presidenti Vladimir Putin. Gjatë disa viteve të fundit kishte faktorë të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët penguan realizimin e projekteve të përbashkëta kyçe në energjetikë, si naftësjellësi Burgas – Aleksandrupolis, “Rryma Jugore” dhe centrali atomik “Belene”. Mirëpo, kohët e fundit vëzhgohet një etapë e re e zhvillimit të tyre. Bullgaria përsëri filloi të punojë mbi projektin e centralit atomik “Belene”, ndërsa Federata Ruse bëri të ditur se do të ndërtojë një devijim të gazsjellësit “Rryma Turke” përmes Bullgarisë.
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e monedhës bullgare – lev. Partitë e tjera dhe organizatat e shoqërisë civile pritet të bashkohen...
Këshilli i Ministrave nuk ka diskutuar hipotezën e pjesëmarrjes së mundshme të Bullgarisë me forcat paqeruajtëse në Ukrainë. Kështu ka deklaruar për media zëvendëskryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Atanas Zafirov...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..