Ideja të bëhet transplantimi i parë në Bullgari lindi në mënyrë spontane, në kohën e një raportimi mëngjesor mjekësor në vitin 1964. Atëherë shefi i Klinikës së Urologjisë pranë Institutit Ushtarak Mjekësor, siç quhej në atë kohë spitali, profesor Stojan Llambrev dha pajtimin e tij për këtë. Përgatitja e ekipit për transplantimin e parë filloi me operimin e 22 qeneve pa racë. Katër vjet më vonë, më 1 shkurt të vitit 1969 u bë fakt edhe transplantimi i parë i suksesshëm i veshkave në vend. Në ekipin e operimit ishin profesori Stojan Llambrev - udhëheqës, profesori Nikolla Atanasov dhe profesori Hristo Kumanov – asistentë, dhe anesteziologu Georgi Tanev. Tani 50 vjet më vonë, bilanci është 1500 pacientë me transplantim të suksesshëm të veshkave në Spitalin Aleksandrovska. Ekipi i urologëve, imunologëve dhe anesteziologëve hartoi një program për zhvillimin e transplantimit të veshkave në vend, si dhe parime për zgjedhjen dhe përgatitjen e donatorëve dhe recipientëve. Si rezultat i përvojës së grumbulluar tashmë bëhet një seleksionim preciz i intervencioneve kirurgjike, i procedurave të eksplantimit dhe ruajtjes së organeve të ndryshme. Në sajë të rasteve të shumta klinike të përshkruara nga specialistët, brenda 50 viteve të fundit shkenca e transplantologjisë në Bullgari u pasurua shumë.
“Që atëherë u vu fillimi i bashkimit multidisciplinar i specialistëve, i organizimit dhe i punës në ekip, gjë që sot jep rezultate të mira” – theksi docenti Marin Georgiev, shef i Klinikës së Urologjisë pranë Spitalit Universitar Shumë Profilesh për Mjekim Aktiv “Aleksandrovska”, ku u organizua shënimi solemn i traditës gjysmëshekullore të transplantimeve tek ne. Sipas docentit Georgiev që nga fillimi e deri më sot Klinika u afirmua si lidere në fushën e transplantimeve. “Në Klinikën tonë disponojmë 4 ekipe të përgatitura mirë, të cilat 24 orë për ditë dhe 365 ditë në vit mund të përballojnë çdo situate. Kishte raste kur brenda dy ditëve bëmë nga pesë transplantime. Disponojmë resursin e domosdoshëm dhe njerëzit, të cilët shpesh donatojnë punën e spitalit me dëshirën, me punën, me netët pa gjym. Tjetër është çështja se ka çfarë për t’u përsosur. Prapëseprapë, ekzistojnë të gjitha premisat që e ardhmja e transplantimeve në Bullgari të zhvillohet në vijë ashendente. Prapa çdo transplantimi i suksesshëm qëndrojnë njerëz – mjekë, të cilët nisën një punë prej pionieri në mjekësi në vite të vështira, mbijetuan kohën dhe lënë pas vetes nxënës, të cilët edhe më sot vazhdojnë veprën e nisur prej tyre. Jemi krenar, se doajenët e mjekësisë së transplantimeve nuk e braktisën vendin, por vazhdojnë të punojnë me ne. Profesorët tanë zgjodhën të mbeten në Bullgari, për të mbrojtur jetën e pacientëve të tyre, për t’i transmetuar dituritë brezit në rritje.”
Në lidhje me jubileun u dorëzuan edhe çmime për kontribut në transplantologjinë bullgare. Ndër të dalluarit janë profesor doktor Hristo Kumanov si themelues i transplantimeve i veshkave tek ne dhe doktor Koljo Nikollov – profesori i kirurgëve dhe urologëve në vitet 60-të të shekullit XX, gjithashtu themelues i transplantimeve të veshkave. Në ceremoninë e dorëzimit të çmimeve zëvendës ministri i shëndetësisë doktor Bojko Penkov tha, se Bullgaria ishte ndër shtetet e para në Evropë, në të cilin që në mesin e shekullit të kaluar u realizuan me sukses transplantime të veshkave. Problemi kryesor tani është mungesa e donatorëve në vend. Doktori Penkov theksoi, se Ministria e Shëndetësisë do të nisë një fushatë për donatorë, e cila do të përfshijë një kartë me mbishkrim “Jepni jetë”, e cila do të mbahet me dokumentet personale. Nëpërmjet saj secili mund të shprehë pajtimin e vet për dhurimin e organeve në rast të incidentit të papritur. Në se njeriu nuk dëshiron të përfshihet në programin e dhurimit, atëherë karta mund të asgjësohet.
Aktualisht në Klinikën e Transplantimeve pranë Spitalit Aleksandrovska kontrollohen 670 pacientë me transplantime. Koha më e gjatë e jetës së një pacienti të tillë tek ne është 32 vjet.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaFoto: BTA
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Një vit i mbarë për Agjencinë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilin gjithçka u zhvillua ashtu siç duhej – kështu e përmblodhi vitin 2024..
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u..