Galeria e kryeqytetit “Lloran” prezanton krijimtarinë e një piktori, i cili është një nga klasikët bashkëkohorë bullgarë. Që sot në vazhdim të 1 muaji njerëzit do të mund të shikojnë pikturat e Ivan Tabakovit në një ekspozitë retrospektive.
Do të shikojmë nuancat gri të Parisit pranë Senës, do të ndiejmë dinjitetin e portreteve të Tabakovit, do të qetësojmë veten në paqen e motiveve të qytetit Sozopoll dhe do të ngrohemi me ngjyrat ende të gjalla të natyrave të qeta. Me këto fjalë kritiku i artit Ljudmill Veselinov na shëtit nëpër kërkimet artistike të piktorit, i cili është frymëzuar nga bukuria universale dhe bujaria e natyrës dhe i cili ka kapur në krijimtarinë e tij transmetimin e papërsëritshëm të personaliteteve, si poeteshat Elisaveta Bagrjana dhe Dora Gabe.
“Piktori ka lindur gjatë vitit 1901 në Sofje në familjen e Boris dhe Nevenka Tabakovi” - tregon Ljudmill Veselinov. “Si fëmijë prindërit e tij e orientojnë drejt muzikës, por në një moment nga jeta e tij ai zgjedh t’i përkushtohet pikturës. Kështu rruga e tij kalon përmes Akademisë së Arteve dhe i përfundon studimet tek profesorët e njohur Nikolla Ganushev dhe Nikolla Marinov. Gjatë vitit 1926 Ivan Tabakov niset për në Francë, sepse ka frikë nga reprezaljet për shkak të bindjeve të tij të majta. Aty ai jeton në Paris deri në vitin 1932, ku shkollohet dhe eksponon krijimet e veta. Me portretet e njohura të zonjave nga vitet 1930 dhe 1931 merr pjesë në Sallonin e Vjeshtës, kurse 1 vit pas kësaj tregon piktura të veta dhe në Sallonin e të Pavarurve . Në ekspozitën e galerisë “Lloran” po kështu kemi zgjedhur portretin e një zonje, i ciliështë mjaft prezantues për krijimtarinë e tij, por sipas meje më kureshtar është koleksioni i tij prej natyrës së qetë dhe peizazheve të piktorit.
Pas kthimit të vet tek ne, Ivan Tabakovi fillon të pikturojë peizazhe detare, mbase i ndikuar nga miqësia e tij me piktorët e detit Aleksandër Mutafov dhe Mario Zhekov. Gjatë vitit 1933 ai hap dhe ekspozitën e tij të parë vetjake në atdhe ( më vonë numri i këtyre ekspozitave arrin 30) – kryesisht me piktura nga periudha e tij e Parisit, por paraqet po kështu portrete dhe krijime me skena jetike nga jeta e fshatit. Përveçse krijon tema të shumta, të nxjerra nga toka amtare, piktori udhëton nëpër të gjithë botën dhe veprat e tij pranohen shumë mirë jashtë kufirit. Kështu në Bienalen e Venecias gjatë vitit 1942 ai merr pjesë me një portret të shkrimtarit Gjeorgji Rajçev dhe tërheq interesin e shtypit italian. Akademia e arteve e Milanos e shpall për anëtar të saj nderi.
“Ivan Tabakov lë një gjurmë të qëndrueshme kryesisht si portretist dhe piktor i peizazhit, por unë mendoj se emri i tij renditet edhe ndër autorët, të cilët ndikohen fort nga impresionizmi” – thotë akoma kritiku i artit. Prandaj dhe për mua ai është piktori, i cili kërkon dritën. Në Académie Julian në Paris profesorët e tij Allber Benar dhe Marcel-André Baschet e stimulojnë të afrohet deri tek shkolla e lartë akademike e Kontinentit të Vjetër, ku ai rizbulon interesat e tij ndaj portretit, peizazhit dhe pikturat e natyrës së qetë (Baschet është një nga portretistët prijës të kohës së vet, kurse Benar është një pasues i flaktë i impresionizmit). Ja përse Ivan Tabakov është një figurë tepërinteresante, i shkolluar në akademi prestigjioze evropiane, por dhe në atë bullgare, e cila është në themelet e arsimit të tij akademik.
Vibracione të pasura koloriti dhe harmonie poetike, një lojë piktoreske e dritës dhe e errësirës - e gjithë kjo “doli në sipërfaqe” pas “leximit” më të thelluar të pikturave të tij, thotë akoma Ljudmill Veselinov. Sipas fjalëve të tij, piktori akoma mbetet në hijen e emrave më të zhurmët të brezit të vet. Kurse pas vdekjes së tij gjatë vitit 1977 emri i tij harrohet. Prandaj galeria “Lloran” mbledh disa nga pikturat e tij në ekspozitën e tanishme. Kurse me një monografi të vogël, e cila zbulon momente kryesore nga jeta dhe krijimtaria e tijл mundohet të nxjerrë nga harresa një nga klasikët, me të cilët piktura bullgare duhet të krenohet.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Galeria “Lloran”
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..
Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..