Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sipas qeverisë negociatat për F-16 do të përfundojnë gjatë verës

Zëvendësministri Georg Georgiev
Foto: BGNES

Në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare nga Bostoni, SHBA, ku po ndodhet për vizitë pune, Zëvendësministri i punëve të jashtme Georg Georiev deklaroi se sipas qeverisë negociatat për blerjen e avionëve asgjësues amerikanë F-16 do të përfundojnë gjatë verës së këtij viti. Kritikat e opozitës të lidhura me këtë çështje Georgievi i cilësoi si “kundërproduktive”, duke nënvizuar se marrëveshja për avionët ushtarakë sjellë një vlerë të shtuar të lartë për shtetin dhe për ushtrinë tonë. Përveç kësaj ajo është me rëndësi strategjike në kontekstin e pozitës gjeopolitike të Bullgarisë në rajonin e Ballkanit dhe Evropës Qendrore dhe Lindore.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD