Kompozitori i famshëm bullgar Panço Vlladigerov ka lindur më 13 mars, kurse disa orë më parë – më 12 mars ka lindur binjaku i tij Ljuben. Të dy kanë studiuar më parë në Bullgari dhe pastaj në Gjermani. Ljuben është violinist, kurse Pançoja – pianist dhe kompozitor dhe dy herë mbajtës i “Dekoratës së Mendelsonit” të Universitetit të Berlinit. Në vitet e 20 të shekullit XX kompozitori bullgar punon në Teatrin e Max Reinhardt në Berlin dhe krijon gjëra mbresëlënëse, një pjesë prej të cilave më vonë i zhvillon në vepra më të mëdha për piano.
Panço Vlladigerov krijon në pothuaj të gjitha zhanret muzikore. Është autor i baletit “Legjenda për liqen”, i operës “Mbreti Kallojan”, i koncerteve për piano (pesë) dhe i koncerteve për violinë dhe orkestër (dy). Ndër veprat e tij janë “Suita skandinave”, “Gjashtë valle simfonike bullgare”, dy simfoni, “Poema e hebrenjve” etj. Pianisti i shkëlqyer krijon gjithashtu vepra për piano. Bashkë me Ljuben Vlladigerovin i përshtat kompozimet e tij për violinë dhe kështu binjakët zhvillojnë veprimtari të madhe të përbashkët koncertore.
Sot fillojnë zyrtarisht festimet e organizuara në lidhje me këtë përvjetor të rëndësishëm për muzikën bullgare. Programi festiv kombëtar është i pasur dhe fillon me koncertin e organizuar nga Akademia Muzikore Kombëtare, e cila mban emrin e artistit të madh. Orkestra akademike simfonike me dirigjent Grogor Palikarov dhe solistët e rinj (studentë dhe doktorantë) do të interpretojnë krijimet më të shquara të Panço Vlladigerovit. Sigurisht që do të tingëllojë më e njohura prej tyre – rapsodia “Vardar”. Shkolla kombëtare muzikore në qytetin Burga, e cila gjithashtu mban emrin e kompozitorit organizon sot një koncert.
Personaliteti i Vlladigerovit lidhet me qytetin Shumen (Bullgari Veriore), sepse me të artisti mbetet i lidhur gjatë tërë jetës së tij. Bashkia e qytetit, bashkë me orkestrën “Simfonieta – Shumen” do të japin një koncert me veprat e tij me pjesëmarrjen e nipërve të tij - Aleksandër Vlladigerov dhe Konstantin Vlladigerov. Le të kujtojmë se ata janë muzikantë të shquar të xhazit, të cilët prej vitesh jetojnë në Vjenë. Në ngjarjet e ndryshme dhe koncertet me rastin e përvjetorit të 120 të lindjes së Panço Vlladigerovit do të marrin pjesë dhe vëllai dhe motra e tyre - pianistët Katja Vlladigerova dhe Panço Vlladigerov. Me të njëjtin rast tashmë u zhvilluan koncerte tek ne dhe jashtë vendit – në sallën “Bullgaria” të kryeqytetit, në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov”, në Maltë etj. Festimet do të vazhdojnë deri në fillimin e vitit 2020.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..