Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nurgyul Salimova – një dukuri unike në skenën e shahut

“Besoj se suksesi arrihet me shumë punë dhe këmbëngulje”, thotë vajza, e cila gjatë vitit 2017 u bë kampionia më e re mes grave në historinë e shahut bullgar. Aktualisht, bullgarja 15- vjeçare është në vendin e parë në ranglistën botërore në shah për vajza deri në moshën 16 vjeçare.

Akoma si fëmijë ajo merret me shah. Me dërrasën, figurat dhe rregullat e lojës Nurgyul njihet në moshën 4 vjeçe. Kur bëhet 6 vjeçe merr pjesë në turneun e parë të shahut, i cili organizohet në qytetin Silistra pranë Danubit (Bullgari Veriore). Aty takohet  me trajnerin Zhivko Zhekov dhe tanimë 10 vjet punojnë bashkë.

“Me të u njoha gjatë vitit 2009 në qytetin Silistra. Ajo ishte me gjyshin e saj, nuk kishte akoma 6 vjeç të plota dhe më bëri një përshtypje shumë të fortë me lojën e vet. E ftova të marrë pjesë në garën shtetërore të shahut për vajza deri në moshën 8 vjeçe. Dhe ajo e fitoi!”, kujtohet Zhivko Zhekov nga klubi i shahut “Burgas 64.

Në këtë mënyrë Nurgyul, pa bërë akoma 6 vjeç, bëhet kampione shtetërore. Pas kësaj vendos të merret më seriozisht me shah. Ambiciet e saj janë të bëhet kampione botërore si sportistja e dashur prej saj Antoaneta Stefanova:

“Kjo gjithmonë ka qenë ëndrra ime më e madhe, të bëhem kampione botërore ndër gratë. Akoma duhet të punoj shumë dhe mbase duhet të marr pjesë në turne më të shumtë. Stërvitem më shumë se 5 orë në ditë, por që të bëhem kampione botërore duket se duhet më shumë. Por besoj se mund ta bëj këtë me shumë punë dhe këmbëngulje”.

Nurgjyll me trajnerin e saj Zhivko ZhekovSipas trajnerit Zhivko Zhekov, Nurgyul Salimova ka potencial të arrijë ëndrrën e saj, kurse forca e saj e madhe është qetësia: “Forca e saj në shah është në faktin se ajo është shumë e përqendruar, mundet të injorojë çdo gjë tjetër dhe i është e përkushtuar plotësisht lojës”.

Shpresa 15 vjeçe e shahut bullgar jeton në fshatin Krepça në qarkun e qytetit Tërgovishte dhe është nxënëse në klasën e 9 në qytetin e afërt Opaka /Bullgari Verilindore/. Si balancon midis shkollës dhe sportit dhe a nuk lodhet me stërvitjet mbi 5 orë në ditë?

“Në qoftë se jam shumë e lodhur i jap vetes një ditë pushimi në javë, thotë Nurgyul dhe menjëherë shton: Por, edhe sikur të jetë ditë pushimi nuk kalon pa shah – përsëri shikoj loja të ndryshme ose mendoj për taktika. Po, është e vështirë, sepse pas shkollës menjëherë filloj të stërvitem, nganjëherë nuk kam  kohë dhe të ha bukë. Përfundoj aty nga ora 9. Nuk kam shumë kohë për të mësuar. Shkruaj detyrat, në qoftë se kam ndonjë mësim të rëndësishëm e mësoj dhe kështu bëhet mjaft vonë. Dhe mjerisht, në mëngjes gjithmonë jam shumë e lodhur. Por, shpresoj se ndonjë ditë e gjithë kjo përpjekje do t’ia vlejë” .

Çfarë do të ndodh për Nurgyul Salimovën pas këtij rezultati mjaft të lartë?

“Kjo arritje është thjeshtë një etapë e zhvillimit të saj”, qetësisht përgjigjet trajneri Zhekov. “Në klasifikimin e ardhshëm  ajo mund të mos të jetë numër një, pas kësaj përsëri....Kuptohet, vendi i parë në ranglistë  është një çast i merituar gëzimi. Por, ajo vazhdon më tej me kampionatet evropiane, botërore, me garat për të fituar titullin Mjeshtre e Madhe. Nuk do të ndryshojë asgjë në punë”.

Që në moshën 6 vjeçe Nurgyul udhëton jashtë shtetit për të marrë pjesë nëpër turnirë të ndryshëm – ka vizituar vende të shumta, është afruar dhe është ndeshur me kultura të shumta. Kurse gjatë javëve të fundit u kthye dhe në një personalitet publik. A ka tanimë momente në të cilat do të dëshironte të mos të jetë e njohur? “Gjatë ditëve të fundit dhashë intervista të shumta, por nuk mund të them se kjo më pengon. E di se ia vlen sepse e bëj këtë për shahun”.

Por si pushon shahistja më e fortë mes vajzave në moshë deri më 16 vjeç?

“Më pëlqen shumë të shoh filma, të dëgjoj muzikë dhe si çdo një njeri i ri të jem në rrjetet sociale, të dëfrej me shokë, pavarësisht se nuk më mbetet shumë kohë", përgjigjet Nurgyul.

Pavarësisht nga mosha e vet, gjatë dhjetorit të vitit 2018 në Kroaci Nurgyul mbuloi njëkohësisht normën për Mjeshtre të Madhe ndërkombëtare të shahut për gra dhe për mjeshtre ndërkombëtare për meshkuj. Para shpresës sonë të madhe të shahut qëndron edhe një sfidë tjetër. Ajo duhet të bëjë edhe një hap tjetër drejt ëndrrës së vet duke e prezantuar Bullgarinë në Kampionatin Evropian të Shahut për gra në Antalia -Turqi gjatë muajit prill /10-23 prill 2019/.

Cila është këshilla për sukses ndaj të gjithë vërsnikëve të saj?

“Fare e thjeshtë”– thotë Nurgyul Salimova.”Asnjëherë të mos të heqin dorë nga ëndrra e tyre, pavarësisht sesa e vështirë është rruga. Të vazhdojnë përpara!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përparoi në turneun e tenisit në Shangai

Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e tretë të Turneut të Tenisit "Masters" në Shangai me një fond shpërblyes prej 9 milionë dollarësh.Grigor Dimitrov, i renditur nën numrin 9, eliminoi belgun Zizu Bergs mе 6:3, 3:6,..

botuar më 24-10-07 11.12.PD

Interesim rekord për edicionin e 41-të të Maratonës së Sofjes

Më shumë se 6000 vrapues do të marrin pjesë në edicionin e 41-të të Maratonës Wizz Air Sofia, njoftuan organizatorët e garës në një konferencë shtypi gati dy javë përpara fillimit.Traseja prej 42 kilometrash i disiplinës së gjatë këtë vit do të ketë..

botuar më 24-10-05 10.05.PD
Fituesi i medaljes së artë në Olimpiadën e Parisit këtë vit Karlos Nasar

Federata Bullgare e Peshëngritjes shpalli falimentim

Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha.   Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..

botuar më 24-10-04 3.37.MD