Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Papunësia në Bullgari është 6.2 për qind

Foto: Radio Vidin

Numri i të papunëve të regjistruar në zyrat e punësimit po vazhdon të ulet dhe gjatë muajit shkurt ai arriti 205 013 veta. Ulja në krahasim me muajin janar është 2,1%, bëri të ditur Agjencia e Punësimit. Në krahasim me shkurtin e vitit 2018 të papunët janë me afro 25 600 veta më pak. Papunësia gjatë shkurtit është 6,2%, që në krahasim me muajin shkurt të vitit 2018 përbën ulje me 0,8%. Vendet e lira të punës gjatë shkurtit janë 14 875. 84.7% prej tyre janë në sektorin privat. Përqindja më e madhe e vendeve të lira të punës është në industrinë përpunuese – 26 %, në hotelet dhe restorantet - 17%, ndërsa në tregtinë dhe në remontin e automobilave dhe motoçikletave - 12%.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Po shtohen rastet e drejtimit të mjeteve nën ndikimin e alkoolit apo drogës

Çdo i treti krim në vendin tonë është i lidhur me trafikun. Ky është një nga konkluzionet e studimit “Trendet dhe parandalimi i krimeve në transportin rrugor”, i cili iu prezantua Këshillit për Kërkime Kriminologjike pranë Ministrisë së Drejtësisë...

botuar më 24-06-05 4.22.MD
Rumen Radev

Kërcënimet asimetrike ushtarake duhet të zgjidhen me përpjekjet e përbashkëta të NATO-së dhe BE-së

Ndezja e konflikteve të reja ushtarake në botë dhe lufta e rraskapitjes e Rusisë kundër Ukrainës po e përballojnë industrinë dhe shkencën e mbrojtjes me sfida të reja të panjohura, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e Ekspozitës..

botuar më 24-06-05 3.11.MD
Atanas Zaprjanov

Ministria e Mbrojtjes: Nuk do të dërgojmë ushtarakë në Ukrainë

Bullgaria nuk do të dërgojë personel ushtarak në territorin e Ukrainës, konfirmoi në qëndrimin e saj Ministria e Mbrojtjes dhe kujtoi se vetëm parlamenti mund të marrë vendim për pjesëmarrjen e trupave bullgare në operacionet jashtë vendit tonë...

botuar më 24-06-05 2.38.MD