Një kamerë bullgare po fluturon drejt Hënës, informoi konstruktori kryesor inxh. dr. Petko Dinev. Pajisja është montuar në aparatin kozmik izraelit “Bereshit”. Kamera 8-megapiksel mund të punojë në temperatura që variojnë nga -40 deri më +85 ºC, në kushtet e vibracionit të fortë dhe të përshpejtimit 100 herë më të madh sesa është ai i forcës së gravitetit. Kamera është mbledhur në zyrën e kompanisë së tij në Floridë përsëri nga inxhinierë bullgarë. “Mund të themi me krenari se produkti është një punë e mendjes dhe duarve bullgare”, tha Dinevi. Secila raketë që niset nga Cape Canaveral është pajisur me kamera të prodhuara në firën e bullgarit. Ato kontrollojnë fluturimin, sasinë e përdorur të karburantit nga pjesët përbërëse të raketës shumëfazëshe. Mbi 500 satelitë janë pajisur me kamerat e Dinevit. 300 prej tyre po ndodhen në orbitë dhe për 24 orë bëjnë 1,5 mln. foto, duke fotografuar Tokën në kohë reale.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..