Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva zhvilloi një sërë takimesh në kuadrin e vizitës së saj në Japoni, ku dy palët shprehën gatishmëri për të këmbyer ekspertë në fusha të ndryshme, ta ndihmojnë Ballkanin Perëndimor me projekte konkrete, ta thellojnë bashkëpunimin në arsim, kulturë, sport. Në takimin me Shinichi Kitaoka, President i Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Zaharieva shprehu mirënjohjen e Bullgarisë për përkrahjen financiare japoneze me përmasë rreth 700 mln euro gjatë tranzicionit bullgar për projekte të ndryshme. “Ju jeni një model i suksesshëm për shumë shtete – për një periudhë relativisht të shkurtër nga një shtet, i cili merr ndihmë, u bëtë një shtet-donator”, vuri në dukje Shinichi Kitaoka. Gjatë takimit të Zaharievës me guvernatorin e Tokios Yuriko Koike u bë e qartë se në 45 shkolla në Tokio fëmijët studiojnë “gjëra të lidhura me Bullgarinë”. “Duam ta thellojmë këtë bashkëpunim”, nënvizoi Koike. Ministrja Ekaterina Zaharieva u përfshi edhe në iniciativën për punimin e medaljeve olimpike prej metalesh, të nxjerra nga celularë të vjetër.
Në të vetmin central atomik bullgar - "Kozlloduj", sot do të mbahet ceremoni me rastin e aplikimit të një lloji alternativ karburanti në bllokun 5 të centralit. Në aktivitet do të marrë pjesë edhe ministri i energjetikës Vlladimir Malinov. Në..
Ekspozita ndërkombëtare Bulmedika/Buldental/Derma dhe Estetika 2024 hapet në Qendrën Inter Ekspo të Sofjes. Forumi, i cili do të zgjasë deri më 31 maj, mbledh 180 pjesëmarrës nga 12 vende në tre kontinente. Mjekësia estetike dhe dermatologjia do të jenë..
Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..
"Të gjitha vendet anëtare të NATO-së në një mënyrë ose në një tjetër janë të përfshirë në luftën në Ukrainë - duke ofruar inteligjencë, shënjestrim,..
Të martën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 12°, në Sofje 10°. Pas mesditës do të mbajë vranësira në vend. Do të ketë..
Rreth 2500 bullgarë janë trajnuar si ndihmësmjekë që nga viti 2016. Afro 60% e tyre kanë emigruar dhe ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit. Këtë e..