Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ungjillëzimi i Hyjlindëses – paralajmëtari i Ringjalljes së Krishtit

Foto: wikipedia.org

Ungjillëzimi i Hyjlindëses është një nga 12 festat e Zotit dhe të Hyjlindëses, që festohet çdo vit nga Kisha Ortodokse Bullgare më 25 mars. Këtë ditë shënojmë lajmin e gëzueshëm të marrë nga Shën Mëria,se do të bëhet nënë e Birit të Zotit. Në qoftë se për të ky ishte një befasim i madh dhe i gëzueshëm, për tërë botën, siç e këndojmë në mesha, kjo ditë është “fillimi i shpëtimit tonë”  – thotë teologu prof. Ivan Zhelev.

“Nuk mund të kishte Ringjallje pa Ungjillëzimin e Hyjlindëses. Nuk mund të ketë rezultat prej një vepre, në qoftë se nuk ka fillim. Këtë ditë festojmë fillimin e shpëtimit të njerëzimit. Me njoftimin e lajmit të gëzueshëm nga Kryeengjëlli, lajmëtari hyjnor i dërguar nga Perëndia, Shën Mëria kupton se do të lindë Birin e Zotit përmes mrekullisë së Shpirtit të Shenjtë. Siç vetë Ai më vonë do të thotë: “Zoti e donte kaq shumë botën se ia dha Birin e tij të vetëm, kështu qe çdonjëri i cili beson në të, të mos vdesë, por të ketë jetë të përjetshme” (Joan 3:16) Prandaj të gjithë kemi shpresë për shpëtimin tonë, vetëm ka nevojë për të përfituar nga mundësia e dhënë. Të gjithë jemi para dyerve të hapura të dashurisë atërore të Zotit dhe mëshirës së tij të madhe – thjesht duhet ta shkelim pragun dhe të hyjmë te Shpëtimtari.”

Pavarësisht se nga kjo ngjarje e madhe Ungjillëzimi i Hyjlindëses, na ndajnë më shumë se dy mijë vjet çdonjëri prej nesh mund ta përhapë lajmin e mirë ndër njerëzit, të cilët i kanë mbyllur sytë dhe veshët për të. “Nganjëherë ne njerëzit jemi armiqtë më të mëdhenj të vetvetes – shënon teologu dhe shton: Prandaj lajmi i mirë duhet të përhapet. Në këtë mënyrë sytë, veshët, por edhe zemrat e njerëzve mund të hapen, që ta pranojnë në vetveten Shpëtimtarin, sepse Shpëtimi nuk është një nocion abstrakt filozofik, ai është një realitet personal për çdonjërin.”

Në të kaluarën Ungjillëzimi i Hyjlindëses festohej si Ditë e Nënës. Për fat të keq sot festa e ka humbur këtë nuancë të jetës mondane.

“Njerëzimi në historinë e tij mijëvjeçare ka përjetuar dhe po vazhdon të përjetojë jo vetëm momente të shkëlqyeshme, por edhe shumë mashtrime – na shpjegon prof. Zhelev. – Një prej tyre është ateizmi. Që të shkëputen njerëzit nga besimi i nënave dhe i etërve të tyre proklamoheshin ide më të ndryshme të huaja. Kjo përfshinte edhe ndërrimin e përmbajtjes, shpeshherë edhe të datave të festave. Pse të mos e festojmë Ditën e Nënës në Ungjillëzimin e Hyjlindëses? Kisha përpiqet ta bëjë këtë, por pa ndihmën e pushtetit shtetëror është vështirë të kthehemi te rrënjat e forta popullore.”

A është e mundshme që sot ta shikojmë gruan me sy të tjerë, si nënë, ta njohim se fati i vërtetë i gruas është që të jetë nënë?

“Ne duhet ta trajtojmë gruan në mënyrë të krishterë, si një qenie që është në pozicion të barabartë me burrin, e cila meriton njohje dhe dashuri nga të gjithë, madje kur nuk është bërë nënë – thotë prof. Zhelev. – Çdonjëri duhet ta respektojë nënën, sepse ajo na ka dhënë jetë, është kujdesur për ne ditën dhe natën, që të rritemi, të arsimohemi dhe të bëhemi njerëz të denjë. Gëzimi më i madh për një nënë është për t’i parë fëmijët e saj të suksesshëm në jetë."

A mund të mësohemi nga Shën Mëria, e cila pranoi me përulje vullnetin e Zotit për t’u bërë nëna e Zotit tonë Jiusu Krisht?

“Shën Mëria, ose Zonja e Bekuar, siç e quajmë, është shembull i gruas dhe i nënës. Pastërtia e saj shpirtërore, dinjiteti dhe thjeshtësia e saj e kanë bërë një imazh të përjetshëm femëror. Imazhi i saj, i ruajtur në ungjij, është shembull për çdo një grua dhe nënë, e cila në asnjë çast nuk i vë interesat e saj para detyrave të nënës. Ajo ia ka kushtuar tërë jetën Birit të saj Hyjnor dhe ka jetuar jo me krenarinë, por me përgjegjësinë për amësinë e saj hyjnore. Pastërtia, thjeshtësia dhe dinjiteti janë veti të mira për çdonjërin dhe sidomos për nënën, sepse atëherë edukimi dhe ndikimi mbi fëmijët ka rezultat më të mirë. Thjeshtësia, ose përulësia është një formë tjetër e dashurisë, por ajo duhet të jetë shoqëruar me dinjitet, që të mos shndërrohet në frikë dhe servilizëm. Ndërsa dinjiteti pa thjeshtësi shndërrohet në krenari dhe mendjemadhësi. Shën Maria na ka dhënë shembullin më të mirë të pastërtisë shpirtërore, thjeshtësisë dhe dinjitetit dhe ne duhet të përpiqemi të jemi si ajo" – tha në përfundim teologu prof. Zhelev.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD

Manastiri i Bakaxhikut ruan relikte të çmuara nga Çlirimi i Bullgarisë

Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..

botuar më 24-11-03 6.30.PD