Krasimir Përvanov dha dorëheqje nga posti i Zv/Ministrit të energjetikës. Vendimi i tij vjen në sfondin e skandalit me blerjen e apartamenteve në Sofje me çmime preferenciale. Përvanovi është përfaqësues i “Frontit Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë”, që është pjesë e koalicionit qeverisës. Kryetarja e Kuvendit Cveta Karajançeva informoi se nuk ka vendim politik për dorëheqjen eventuale të kryetarit të grupit parlamentar të partisë qeverisëse GERB Cvetan Cvetanov, i cili po ndodhet në qendrën e skandalit. Çështja do të diskutohet pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës , shpjegoi Karajançeva.
Të mërkurën do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në vende të veçanta në Bullgarinë Lindore dhe në male do të ketë reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21°, në Sofje 18°. Maksimumi..
Deputetët e “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP-DB) rikonfirmuan në mbledhjen e tyre qëndrimin e Këshillit Kombëtar të PP-së se “brenda Asamblesë së 50-të Kombëtare nuk ka shumicën e nevojshme për të krijuar një qeveri të vërtetë reformiste,..
Pa pasur qartësi se kur do të jepet saktësisht mandati i dytë eksplorues për formimin e qeverisë, GERB deklaroi në një deklaratë për shtyp se grupi GERB-SDS në parlament nuk do ta mbështesë atë në asnjë kusht. Vendimi i GERB-it është kategorik edhe..