Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

140 vjet nga adoptimi i flamurit të Bullgarisë

Flamuri kombëtar i Republikës së Bullgarisë është me tre shirita – të bardhë – të gjelbër - të kuq, të vendosur në mënyrë horizontale nga lart poshtë, thuhet në nenin e 15 të Ligjit për flamurin kombëtar, kurse zgjedhja dhe renditja e ngjyrave lidhen me emrin e Stiljana Paraskevovës dhe “Trengjyrëshin e Brailës”.

“Historia e flamurit bullgar e ka fillimin e vet që në vitin 1862 me paraqitjen e tri ngjyrave në uniformën e Legjionit të Parë Bullgar, të formuar nga Rakovski (Rakovski është themeluesi i luftës së organizuar revolucionare kombëtare për çlirimin e Bullgarisë, demokrat, publicist, gazetar, historian dhe etnograf – sh. aut.). Për herë të parë  të tria ngjyrat janë renditur  në pamjen e vet të sotme mbi flamurin e projektuar në qytetin rumun Braila nga tregtari dhe luftëtari i denjë për kauzën kombëtare Ivan Paraskevov – tregon Lilija Krivorova nga Muzeu Kombëtar i Historisë Ushtarake. Punimin dhe qëndisjen ai ia beson vajzës së tij 14 vjeçare Stiljana, kurse puna mbi të mbetet sekret dhe vazhdon pothuajse 6 muaj. Flamuri bëhet i gatshëm gjatë muajit prill të vitit 1877."

Mbi flamur me një fije të artë është qëndisur një luan i ngritur me kurorë në kokë, i cili zhduket nga trengjyrëshi gjatë shqyrtimit të Kushtetutës së Principatës së Bullgarisë të sapoçliruar nga sundimi osman.

“Del se në projektin e Kushtetutës nuk ka asnjë tekst për flamurin kombëtar. Pas debateve të shkurtra më 26 mars 1879 deputetët kanë votuar nenin 23, me të cilin pranojnë ngjyrat e flamurit bullgar, duke e lënë pas dore imazhin e luanit. Sipas studiuesit të “Flamurit të Brailës” koloneli Ivan Stojçev kjo bëhet për shkak të nxitimit”- sqaron Lilija Krivorova dhe vazhdon:Gjatë vitit 1881 Flamuri i Brailës i është dorëzuar Pallatit të Princit. Mezi gjatë vitit 1930, 2 vjet para vdekjes së saj, Stiljana Paraskevova mëson se flamuri i qepur dhe i qëndisur prej saj gjendet aty dhe kërkon leje që ta shikojë. Në takimin e fundit me krijesën e vet, ajo duke qarë  e përqafon dhe e puth. Nuk dihet se kur pikërisht dhe kush e ka prerë firmën e qëndisur të Stiljanës në qoshen e poshtme të trengjyrëshit”.

Aktualisht Flamuri i Brailës gjendet në një depo speciale të Muzeut Kombëtar të Historisë Ushtarake me flamuj të tjerë ushtarakë.

“Flamuri ruhet në një ambient me kusht të posaçme – në tempetarurë speciale larg dritës së dielli. Dy herë është restauruar dhe konservuar – gjatë vitit 1965 dhe 1984. Është treguar para vizituesve më 3 mars 2014 në një ekspozitë, kushtuar simboleve të shtetësisë bullgare, dhe po kështu  më 3 mars 2017 në lidhje me 140-vjetorin e Luftës së fundit ruso-turke" – sqaron Lilija Krivorova.

Flamuri Kombëtar mbetet i pandryshuar deri në fundin e Luftës së Dytë Botërore. Gjatë pranimit të Kushtetutës të Republikës Popullore të Bullgarisë në vitin 1947 luani shfaqet përsëri, kurorë në kokë, kurse gjatë vitit 1991 Asambleja e Shtatë e Madhe Kombëtare anulon stemën mbi flamur dhe ai mbetet i pandryshuar deri më sot.

"Shumë njerëz mendojnë se mbi flamurin bullgar ka stemë, por kjo nuk është kështu. Stema është një simbol i veçantë. Shumica nuk kanë asnjë ide se, flamuri bullgar nuk prodhohet, por riprodhohet, sepse kjo është fjala e shkruar në ligj, dhe kjo në bazë të standardeve dhe rregullave të sakta të parashikuara në tekstin e ligjit – nënvizon Atanaska Vellçeva, firma e së cilës është e para e certifikuar në Bullgari me leje për riprodhimin e flamurit bullgar. Ngjyrat janë të përcaktuara në bazë të gamës së ngjyrave “Pantone”. Forma është drejtkëndore me përkatësi gjerësi me gjatësi 3:5" – sqaron Atanaska Vellçeva.

Ka dhe kërkesa të posaçme për penjtë dhe bile për përmasat e buzës. Firma e saj ofron flamuj në 9 përmasa, kurse gjithnjë e më shumë njerëz dëshirojnë të blejnë trengjyrëshin bullgar.  

"Po vë re një patriotizëm të zgjuar tek bullgarët, një kthim drejt traditave dhe vlerave kombëtare  me krenari thotë Atanaska Vellçeva dhe tregon se flamuri më i madh i cili valëvitet /14x 23 metra/ gjendet në qytetin e Varnës.

Cila është ndjenja që ta rikrijosh ketë simbol më të rëndësishëm bullgar?

"Kjo nuk është thjesht të qepësh tre copë stofi – përgjigjet Atanaska Vellçeva. Unë jam shumë krenare, se e bëj këtë simbol kombëtar. Puna ime më takon me atdhedashës të jashtëzakonshëm. Kur shikoj njerëz të tillë, unë besoj thellë se Bullgaria do të ekzistojë akoma shekuj të tërë me radhë."

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Machu Picchu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD