Kryetari i Parlamentit Evropian Antonio Tajani e ka kthyer pakon legjislative “Mobiliteti I” në Komisionin e Transportit për rishqyrtim dhe saktësim të teksteve. Kështu në seancën e së mërkurës deputetët evropianë vetëm do të zhvillojnë debate për të, por nuk do ta votojnë. Kjo u bë në sajë të përpjekjeve të deputetëve evropianë nga Bullgaria, të cilët insistonin se ka shkelje procedurale në 1600 propozimet për ndryshme të tekstit të pakos. Jordan Arabaxhiev nga Bashkimi i transportuesve ndërkombëtarë mendon se ndoshta nuk do të organizohet votimi i pakos “Mobiliteti I” në kuadrin e përbërjes aktuale të Parlamentit Evropian.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Qytetet e Sofjes, Roterdamit dhe Cascais do të garojnë për titullin "Kryeqyteti Evropian i Demokracisë" në vitin 2026. Zgjedhjet do të zhvillohen deri më 12..
Një takim befasues, unë personalisht mendoj se duhet të zhvillohet me të gjithë liderët brenda BE-së dhe Britanisë së Madhe. Nënpresidentja Ilijana Jotova e..
Të martën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 5°. Gjatë 24 orëve të ardhshme në pjesën më të madhe..