Ekspozita “Thesaret e Tokës” bashkon eksponate të pa paraqitura nga fondet e Muzeut Kombëtar Historik dhe të Muzeut “Toka dhe Njerëzit”. Ajo mund të shihet në sallat e Muzeut Kombëtar Historik.
Qëllimi është të prezantohet lidhja midis trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore nëpër trojet tona. Një ekspozitë e tillë rregullohet për herë të parë. Në të mund të shihen vegla të vjetra, artefakte unike dhe kristale natyrore, gurë të çmuar, minerale, të cilët njeriu i shfrytëzonte që nga koha më e lashtë. Më se 120 janë eksponatet ndër të cilat ka një copë ari natyror nga lumi Ogosta që u shfrytëzua për punimin e artikujve të ndryshëm që para 6000 vitesh.
Vizituesit mund të shihen edhe ikona nga Ohri “Dymbëdhjetë festat hyjnore” nga shekulli i XII. Vend qëndron zë një kurorë kryepeshkopi nga Ohri, punuar në Venecie në fillim të shekullit XVIII, si dhe një zbukurim prej nefriti zbuluar në kepin Kaliakra. Ai daton nga shekulli i XIV dhe supozohet se u punua në Kinë në kohën e dinastisë Juan.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..