Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fushata bamirëse “Pashka për secilin”

Foto: BGNES

Vitin e katërt me radhë fushata “Pashka për secilin” mbledh mjete në të holla dhe produkte ushqimore për pensionistët, të cilët nuk do të marrin bonuse për këtë festë të madhe të krishterë.

Ideja është që të ndihmohen njerëzit me pensione pak më larta se sa pragu minimal nga 348 leva (rreth 174 euro). Mjetet do të konvertohen në kuponë, secilin me vlerë 20 leva (rreth 10 euro). 5000 objekte në mbarë vendin do të punojnë me ata kuponë. Sipas listave të siguruara nga Instituti Kombëtar i Sigurimit pensionistët do të marrin kuponët nga postat.

Jemi me shpresë, se edhe kësaj here për festat e Pashkës së Madhe do të arrijmë t’i ndihmojmë pensionistët më të varfër” – kështu Avokatja e Popullit Maja Manollova shpalli fillimin e fushatës. Ajo shtoi, se gjatë tri fushatave të mëparshme të kësaj nisme u grumbulluan më se 1 500 000 leva, dhe 75 000 pensionistë morën kuponë, ndërsa mijëra të tjerë – pako ushqimore.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD