Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Le të mbetemi në errësirë, për të dëgjuar zërin e Tokës për 1 orë

Tanimë 12 vjet iniciativa “Ora e Tokës”, e cila filloi në Sidnej të Australisë, vazhdon të jetë lëvizja më masive botërore me fokus  mbi natyrën. Sot ajo frymëzon njerëz, bashkësi, bile sipërmarrës dhe organizata në dhjetëra vende. Qëllimi i të gjithëve është të tregojnë në një mënyrë simbolike me shuarjen e dritës për 1 orë, qëndrimin e vet ndaj problemit të ndryshimeve klimatike. Fushata, e cila në Bullgari organizohet nga Fondi Botëror për Natyrën e Egër (WWF), është një apel ndaj çdo njërit prej nesh që të mendojë sesi t’i përdorë resurset natyrore dhe të angazhohet me ruajtjen e tyre për brezat e ardhshëm:


“Sivjet pritet që në këtë iniciativë të përfshihen 188 shtete” shpjegon Konstantin Hristov nga WWF. “Miliona veta do të mblidhen, për ta drejtuar vëmendjen publike ndaj problemeve ekologjike gjithnjë e në rritje si problemet klimatike dhe humbja e larmisë biologjike. Sipas traditës çdo vit në fund të muajit mars (sivjet më 30 mars), midis orës 20,30 dhe 21, 30, njerëzit në mënyrë simbolike i fikin dritat në shtëpitë e tyre. Kështu tregojmë solidaritet për një të ardhme më të qëndrueshme dhe në të njëjtën kohë tregojmë se veprimet e vogla të secilit njeriu janë me rëndësi për planetin e madh.

Në Sofje “Ora e Tokës” fillon akoma në orën 10 në mëngjes, në Kopshtin e Qytetit para Teatrit Popullor “Ivan Vazov”. Aty hap dyert një treg fermerësh “Nga ferma jonë me dashuri për ju”, i cili në praktikë tregon sesi mbrojtja e natyrës mund të frymëzojë prodhimin fitimprurës të frutave dhe perimeve të pastra. Janë organizuar dhe punishte tematike në treg, ku vizituesit mund të përfshihen në gatimin e reçelit, krijimin e lodrave prej dylli ose në bërjen e biskotave të kripura.

“Ideja është që vizituesit dhe klientët t’i prekin dhuntitë e natyrës dhe të ndjekin procesin- sesi një produkt i thjeshtë mund të kthehet në një ushqim cilësor”, thotë Konstantin Hristov dhe shton: “Kjo është tepër e vlefshme, që të lidhemi përsëri me natyrën dhe të kuptojmë se përse duhet ta ruajmë. Në afërsi me Kopshtin e Qytetit, në sheshin “Aleksandër Batenberg”, do të ketë pika të posaçme për mbledhjen e tekstilit dhe teknikës së vjetër. U bëjmë thirrje të gjithë njerëzve, të cilët kanë sende të cilat nuk u duhen, rroba ose ndonjë farë teknike, të cilën nuk do ta përdorin më – ta shpien aty për riciklim.

Gjatë gjithë ditës, organizata e skautëve bullgarë do të marrë pjesë me iniciativa të ndryshme, kushtuar ruajtjes së natyrës. Pikërisht në “Orën e Tokës” – në orën 20.30 para Teatrit Popullor “Ivan Vazov", kur fillon shuarja e dritave të Sofjes, WWF fton të gjithë kryeqytetasit dhe miqtë në një koncert akustik dhe një shou me zjarr.

Për adhuruesit e malit është planifikuar një ngjitje nate në malin Vitosha.

"Kjo është qershia e tortës. Për adhuruesit e bukurisë së natyrës së gjallë, WWF dhe Asociacioni Bullgar për Ski organizojnë një ngjitje nate të majës Çerni Vrah (Maja e Zezë). Kjo zhvillohet për vit të tretë të radhës dhe interesi  ndaj kësaj nisme bëhet gjithnjë e më i madh. Pika e takimit është përpara shtëpisë turistike “Aleko” në orën 19,30 dhe itinerari do të zgjidhjet në varësi nga situata meteorologjike. Kthimi është në orën 21.30. Pjesëmarrësit duhet të jenë të veshur shumë mirë dhe të mos të harrojnë gjendjen e mirë shpirtërore dhe harenë e vet. Bashkë me ne do të jetë dhe Momçill Panajotov i cili është pjesë e ekipit të shpëtimit malor, që do të kujdeset për sigurinë e marshimit."

Grupin do ta shoqërojnë dhe përfaqësues të WWF Bullgaria, të cilët do të tregojnë gjëra interesante, si për vet iniciativën, kështu dhe për veprimtarinë e tyre ambicioze për mbrojtjen e natyrës në pyjet bullgare. Qëllimi i marshimit është të tregohet lidhja e fortë midis natyrës dhe njerëzve dhe të tërhiqet vëmendja drejt ruajtjes së resurseve të saj.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nxënës bullgarë janë të parët në një konkurs evropian të së drejtës ndërkombëtare

Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..

botuar më 24-12-03 12.41.MD

Dita e Antarktidës shënohet në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”

Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..

botuar më 24-12-03 6.30.PD

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD