Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare mori çmimin special të Konkursit Ndërkombëtar për Incizim të Muzikës Popullore

Petja Paneva dhe Nedjallko Nedjallkov
Foto: RKB - arkiv

Radioja Kombëtare Bullgare mori çmimin special të Konkursit Ndërkombëtar për Incizim të Muzikës Popullore “Svetozar Straçini Grand Pri”, që u zhvillua më 27 dhe 28 maj të këtij viti në Bratislavë të Sllovakisë. Kënga e dashurisë nga krahina e Dobruxhës “Moj Todoro” në interpretim të këngëtares 17 vjeçare Petja Paneva dhe në shoqërim të  fyelltarit të talentuar nga Orkestra e Muzikës Popullore Nedjallko Nedjallkov u dallua me çmimin për mjeshtri vokale. Incizimi u realizua në Studion e Parë të  Radios Kombëtare Bullgare nga regjisori i zërit Atanas Kopçev dhe producentia Vanja Moneva.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kënga popullore bullgare nuk mund të përkthehet, por është magnetike për botën

Ndonëse prej më shumë se 20 vitesh Magdalena Todorova Karamitevajeton me familjen jashtë vendit, kënga popullore bullgare e shoqëron kudo. Ajo është autore e dhjetëra teksteve, të cilat i shndërron në këngë, së bashku me bashkëshortin e saj -..

botuar më 24-06-18 8.35.PD

"A do të puth" – kënga më e re e interpretueses Dani Ilieva

Një vajzë e re e njohur nga sezoni i fundit i "Zërit të Bullgarisë" - Dani Ilieva - prezantoi këngën e saj të re me titull "A do të puth". Në vitin 2022, vetëm 16 vjeçe, Dani u bë interpretuesja më e re që fitoi "Burgas dhe Deti". Ky nuk ishte çmimi..

botuar më 24-06-17 8.10.PD

“Liruar” – humor veror me Innerglow

Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej..

botuar më 24-06-14 8.15.PD