Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Evropa përjeton “krizë të kuptimit”

Katër eurodeputetë bullgarë diskutuan tema aktuale të rendit evropian të ditës në një forum në Radion Kombëtare Bullgare

Foto: binar.bg

Megjithëse deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Parlamentit Evropian ka akoma rreth një muaj e gjysmë, në fund të mandatit të vet të tanishëm Parlamenti Evropian shqyrton ndryshime në direktivat, të cilat do të ndikojnë negativisht mbi disa prej parimeve, mbi të cilat mbështetet BE-ja – liria e lëvizjes së njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitaleve, konkurrenca dhe tregu unik i lirë. Bëhet fjalë për pakon “Mobilitet” dhe për përsëritjen e provës që ai të votohet dhe të miratohet në sesionin e fundit plenar të Parlamentit Evropian nga 1 deri më 4 prill të këtij viti në Bruksel. Në një intervistë për Radio Bullgarinë eurodeputeti nga familja e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë Angell Xhambazhki deklaroi se është vështirë të parashikojë rezultatin e votimit, sepse:

“Më 1 prill ai do të depozitohet në Komisionin e Transportit, më 2 prill do ta votojmë atje, më 3 prill do të paraqitet në një mini-sesion plenar, ndërsa më 4 prill do të mbahet votimi. Kemi përgatitur një sërë propozimesh, sipas rregullores, sepse ne punojmë në përputhje me rregulloren, në dallim të kundërshtarëve tanë. Ata i shkelin në mënyrë drastike rregullat e veta. Ne i respektojmë dhe i drejtojmë kërkesat tona në përputhje me këto rregulla. Për fat të keq këtej e tutje unë nuk mund të prognozoj se çfarë do të ndodhë (për shkak të tre eurodeputetëve bullgarë, të cilët nuk votuan javën e kaluar). Ne humbëm një shans të shkëlqyeshëm.”

Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane Andrej Kovaçev gjithashtu është i mendimit se votimi i pakos “Mobiliteti” duhet të mbahet në mandatin tjetër të Parlamentit Evropian, kur në një situatë më të qetë do të mund të arrihet bilanc mes biznesit, përmirësimit të kushteve të punës dhe pagimit të punonjësve në degën e transportit.

Ndërkaq, në rendin e ditës ishte edhe tema e Brexitit, sepse eurodeputetët duhej të kuptonin nëse ai do të ndodhte në datën e shpallur – 29 marsi. Mirëpo, dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja u shty, tani për tani për datën 12 prill. Çështja e Brexitit ishte theks i debatit të organizuar nga Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) me temë: “Idetë e Evropës – krizë, integrim, ose dezintegrim, perspektiva dhe rreziqe”. Katër eurodeputetë bullgarë nga familje të ndryshme politike – Andrej Kovaçev nga Partia Popullore Evropiane, Angell Xhambazki nga familja e Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, Georgi Pirinski nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve dhe Ilhan Kyçuk nga Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën paraqitën mendimet e tyre. Sipas Andrej Kovaçevit i vetmi efekt pozitiv i Brexitit është se në të ardhmen e afërt nuk do të ketë vende të tjera të cilat ta ndjekin shembullin e Britanisë së Madhe. Angell Xhambazki rikujtoi se një faj të madh për këtë ka ftesa e kancelares gjermane Angela Merkel ndaj të gjithë banorëve në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme. Kështu ajo provokoi një valë të madhe refugjatësh, ndërsa Londra përpiqej t’i rezistonte këtij fluksi dhe e kishte absolutisht të drejtën. Ilhan Kyçuk deklaroi se BE-ja është sulmuar në mënyrë radikale, sepse ka shumë të ngjarë që të dalë nga ai një shtet, i cili derdh 11 mlrd euro në vit në buxhetin e përbashkët të Unionit, ka kapacitete bërthamore dhe vend të përhershëm në Këshillin e Sigurisë të OKB-së.

Sipas Georgi Pirinskit dalja e Britanisë së Madhe nga BE-ja është shenjë e një krize të thellë në BE dhe kjo i detyrohet faktit se shumë njerëz, përfshi këtu edhe njerëz në Bullgari, e konsiderojnë Bashkimin si problem kryesor dhe jo si një mundësi për zgjidhjen e problemeve. Ai mendon se ky është një qëndrim, i cili:

“Duhet të rishqyrtohet, sepse ai i detyrohet një reaksioni më tepër emocional ndaj dëshpërimeve të ndryshme të lidhura me Bahskimin Evropian” –tha Pirinski dhe shtoi se –është me rëndësi që çdonjëri t’i përgjigjet pyetjes se çfarë ndryshimesh dhe procesesh do që të ndodhin në BE dhe të vlerësojë se cila prej formacioneve i propozon.”

Një koment interesant për gjendjen e Evropës bëri edhe politologu Strahill Delijski. Sipas tij ajo gjendet në “një krizë të dukshme të kuptimit”, gjë që i detyrohet zëvendësimit të idesë për Evropën sociale, që është në thelbin e BE-së gjatë krijimit të tij në periudhën pas luftës, me një program neoliberal politik, sipas të cilit qeverisen shtetet gjatë 15 viteve të fundit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivan Kondov dhe Manuell Saracin

Bullgaria ka një qëndrim të qartë dhe konsekuent ndaj Maqedonisë së Veriut

Bullgaria ka një qëndrim shumë të qartë dhe konsekuent për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, bazuar në zbatimin e rreptë të konsensusit evropian nga korriku i vitit 2022. Këtë e deklaroi zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov në..

botuar më 24-07-25 12.43.MD

Diplomacia bullgare shënon 145 vjetorin e themelimit të saj

Në rezidencën "Bojana", ushtruesi i detyrës së kryeministrit dhe të ministrit të jashtëm, Dimitër Gllavçev i mirëpriti stafit diplomatik në pritje për Ditën e Dikaterit Diplomatik Bullgar - 19 korrik dhe 145 vjetorin e themelimit të shërbimit...

botuar më 24-07-23 10.19.PD
Олаф Шолц, Марош Шевчович

Ngjarjet me adresë ballkanike

Importet e litiumit nga Serbia do të ndihmojnë BE-në të zvogëlojë varësinë e saj nga Kina Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe nënkryetari i Komisionit Evropian i ngarkuar për energjinë Maros Ševçović do të vizitojnë..

botuar më 24-07-19 1.46.MD