Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një konsorcium saudit-italian do të ndërtojë lidhjen e re të gazit me Serbinë

Foto: arkadabb.com

Konsorciumi italiano-saudit “Arkad” do të ndërtojë lidhjen e gazit me Serbinë, bëri të ditur “Bulgartransgaz”. Deri në këtë vendim u arrit nëpërmjet një prokurimi publik, ku dhanë oferta tri konsorciume. Oferta e “Arkad”-it përfshin çmimet më të ulëta për zbatimin e të gjitha veprimtarive brenda një afati të lejuar të zbatimit në vazhdim të 250 ditëve kalendarike dhe për përfundimin e tij të tërësishëm prej 615 ditësh kalendarike. Zbatuesi do ta realizojë furnizimin e materialeve dhe pajisjes së domosdoshme, projektimin e investimit deri në fazën e projektit të punës, ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të zgjerimit të tubacionit të ri, i cili do të jetë paralel me gazsjellësin verior deri në kufirin bullgaro-serb, thuhet në njoftimin e operatorit bullgar të gazit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parlamenti vendosi të mos mbahet një referendum për euron

Shumica e përbërë nga GERB-SDS, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), Grupi Parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) dhe dy deputetë të pavarur, hodhi poshtë propozimin e përfaqësuesve të popullit të "Vëzrazhdane"..

botuar më 24-09-04 12.32.MD

Është nënshkruar një kontratë për furnizimin e 20 trenave elektrikë

Në Këshillin e Ministrave, në prani të kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev, u nënshkrua kontrata për furnizimin e 20 lokomotivave elektrike. Ato financohen me fondet e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë dhe autoriteti kontraktor është..

botuar më 24-09-04 11.27.PD

Pas pushimeve verore, deputetët u rikthyen në punë

Sesioni i vjeshtës i Asamblesë Kombëtare po pritet të jetë i ngarkuar. Para fillimit të ditës së parë të punës pas pushimeve verore, nënkryetarja e Kuvendit Popullor dhe deputetja e grupit parlamentar GERB-SDS Rosica Kirova komentoi për gazetarët..

botuar më 24-09-04 9.29.PD