Konsorciumi italiano-saudit “Arkad” do të ndërtojë lidhjen e gazit me Serbinë, bëri të ditur “Bulgartransgaz”. Deri në këtë vendim u arrit nëpërmjet një prokurimi publik, ku dhanë oferta tri konsorciume. Oferta e “Arkad”-it përfshin çmimet më të ulëta për zbatimin e të gjitha veprimtarive brenda një afati të lejuar të zbatimit në vazhdim të 250 ditëve kalendarike dhe për përfundimin e tij të tërësishëm prej 615 ditësh kalendarike. Zbatuesi do ta realizojë furnizimin e materialeve dhe pajisjes së domosdoshme, projektimin e investimit deri në fazën e projektit të punës, ndërtimin dhe vënien në shfrytëzim të zgjerimit të tubacionit të ri, i cili do të jetë paralel me gazsjellësin verior deri në kufirin bullgaro-serb, thuhet në njoftimin e operatorit bullgar të gazit.
Gjatë natës do të jetë kryesisht е kthjellët. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi lindor-verilindor. Të enjten do të jetë sërish kryesisht me diell. Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të zhvillohen vranësira, kryesisht në zonat malore..
Drejtuesit e PP-DB u shfaqën së bashku në margjinat e parlamentit për të njoftuar se koalicioni i tyre po ruhet dhe qëllimi i tyre kryesor është të tërheqin votuesit për t'i lejuar ata të përmbushin prioritetet e tyre. Ata deklaruan se objektivi..
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafaell Grossi, i premtoi mbështetje presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenski, për blerjen e reaktorëve nga Bullgaria, njofton bTV. Qëllimi është që pajisjet ruse nga..
Pomorie, Varna dhe Sofja përfaqësojnë vendin tonë në stendën bullgare gjatë ekspozitës ndërkombëtare turistike International French Travel..
Manastiri Rozhen "Lindja e Hyjlindëses" kremton më 8 shtator festën e tempullit me një procesion liturgjik me ikonën çudibërëse të Nënës së Shenjtë,..
Pas festës së Lindjes së Hyjlindëses, Kisha nderon prindërit e saj - shenjtorët Joakim dhe Anna. Për fshatin Smoliçano në rajonin e qytetit Kjustendill,..