Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjermania përkrah krijimin e një uzine të “Folksvagen”-it në Bullgari

| rinovuar më 19-04-04 5.16.MD
Zotërinjtë Shtajnmajer dhe Radev
Foto: BTA

Do të inkurajoj Bullgarinë për reformat kështu që të garantohet sundimi i ligjit dhe lufta me korrupsionin. Këtë e deklaroi në një takim në Sofje me homologun e tij bullgar Rumen Radev presidenti i Gjermanisë Frank-Valter Shtajnmajer. Ai vuri në dukje, se Bullgaria është një faktor stabilizues në fushën e bashkëpunimit në kuadrin e BE-së. Sipas tij Gjermania ka interes që marrëdhëniet politike, kulturore dhe ekonomike midis të dy vendeve të bëhen edhe më të ngushta. Gjermania përkrah krijimin e një uzine të “Folksvagen”-it në Bullgari, theksoi zoti Shtajnmajer.  “Partneriteti i suksesshëm ekonomik bullgaro-gjerman na jep shpresë të besojmë, se Bullgaria është gati të ketë një investitor strategjik me një cikël të mbyllur të prodhimit”, theksoi presidenti Radev.
Për këtë investim konkurrues të Bullgarisë janë Serbia dhe Turqia, të cilat nuk janë anëtare të BE-së.

Në një takim të presidentit Shtajnmajer me kryeministrin Bojko Borisov theksi u vu mbi sigurinë. Zoti Borisov tha, se vendi ynë plotëson me sukses angazhimin për mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së. Ai vuri në dukje, se është i domosdoshëm një mekanizëm i qëndrueshëm evropian, i cili t’u japë përgjigje çështjeve të migracionit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 3 janarin

Të premten vranësirat do të rriten nga veriperëndimi, ndërsa në mbrëmje në veriperëndim të Bullgarisë do të ketë reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore, e cila pasdite në Rrafshinën e Danubit do të..

botuar më 25-01-02 7.35.MD

GERB-SDS, DB, BSP dhe ITN diskutuan prioritetet e qeverisjes së ardhshme

Ekipet negociuese të GERB-SDS, "Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e Bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" diskutuan propozimet për një projekt-marrëveshje menaxhimi. Këtë e bëri të ditur GERB në faqen e tij në Facebook. Takimi u mbajt në..

botuar më 25-01-02 6.29.MD

Nuk do të lejohet presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-grek

Puna e institucioneve të kontrollit u bë shumë më gjithëpërfshirëse dhe më e përgjegjshme pas pranimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Kontrolli përgjatë kufijve tanë të brendshëm me Rumaninë dhe Greqinë do të vazhdojë me masa kompensuese..

botuar më 25-01-02 5.16.MD