Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Mjeshtëria të jetosh” është një detyrë mjaftë e madhe

Anna Tomova Sintova – 55 vite në skenë

Foto: arkiv personal

Pas klasës së fundit të mjeshtërve në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vlladigerov”, që ishte në tetor të vitit të kaluar, këngëtarja operistike bullgare me famë botërore Anna Tomova-Sintova prapë është në Bullgari. Kësaj here për të përfshirë në përgatitjen vokale të këngëtarëve të Operës së Sofjes për premierën e operës së Mozartit “Don Zhuan”

Më 7 prill në sallat e Operës së Sofjes do të hapet ekspozita me 120 fotografi të cilat prezantojnë rrugën 55-vjeçare krijuese të këngëtares Anna Tomova-Sintova – tregon specialistja e muzikës Magdalena Manollova. – Pas kësaj parashikojmë një bisedë me publikun. Në skenë do të jemi bashkë, ndërsa në një ekran do të shfaqen çaste yjore të karrierës së këngëtares. Publiku do të shikojë interpretime të saj bashkë me këngëtarë të tjerë të mëdhenj operistikë. Publiku do të ketë mundësi të njihet jo vetëm me karrierën e saj, por edhe me personalitetin e saj. Një veprimtari të ngjashme para kohe u organizua edhe në Vjenë.

Anna Tomova-Sintova njihet me praninë e saj të papërsëritshme artistike dhe me repertorin e pasur. Në vitet 70-të të shekullit të kaluar ajo u njoh interpretuesja më e mirë e veprave të kompozitorit Rihard Shtraus. Në sajë të punës së vazhdueshme të përbashkët me dirigjentët e mëdhenj të kohës sonë duke përfshirë edhe Herbert fon Karajan, këngëtarja grumbulloi një përvojë të pasur dhe të pazëvendësueshme. Tregon, se jeta e saj ishte normale, mesa ishte e mundshme për një yll të tillë dhe se gjithnjë mund t’iu shpresonte përkrahjes së familjes.

Foto: Allbena Bezovska

Gjithnjë kam synuar të ndjek rrugën time – tregon zonja Sintova. – Ati im ishte mësues i fizikës dhe i astronomisë në një gjimnaz, adhurues i madh i natyrës. Me të pushtuam të gjitha majat bullgare. Ëma ime ishte koriste në Operën e qytetit tim të lindjes Stara Zagora. Kështu që pothuajse çdo ditë ishim në prova dhe në shfaqje. Në vitet pas luftës kishte vështirësi, por na mësuan të kërkojmë gjërat pozitive. Në edukimin dhe në formimin tim një ndikim ushtroi edhe mësuesi im i pianos. E gjithë kjo formoi te unë një ndjenje të përgjegjësisë, një respekt ndaj punës. Më mësuan të bëj punën time ashtu siç është e domosdoshme. I dua njerëzit, prandaj këndoj me një dashuri të tillë për ta. Gjithnjë e kam dëgjuar zemrën time. Në shoqërinë e sotme egoizmi është shumë i fortë, mungon lojaliteti dhe respekti. Në këtë drejtim burrat e mençur nga Lindje më kanë shërbyer si një shembull. Megjithëkëtë përpiqem të evitoj fanatizmin. Ndjenjat shpirtërore duhet që në mënyrë më të natyrshme të ndihmojnë mjeshtërinë për të jetuar. Herbert fon Karajani mendonte se jo vetëm posedoj aftësinë të kuptoj muzikën në thellësi, por edhe t’ua transmetoj edhe të tjerëve. I premtova se përderisa kam mundësi do të bëj pikërisht këtë. Kudo që jap mësime mbaj kontakte me të rinjtë. Ata më kërkojnë dhe mezi arrij të këshilloj secilin, por e kam këtë detyrë e cila më çon përpara.

Kur ishte 4-vjeçare, në skenën e Operës së qytetit Stara Zagora, këngëtarja e ardhshme rikrijoi rolin e fëmijës së Madama Butterfly në operën me të njëjtin titull. Po këtë rol vite më vonë e rikrijoi edhe e bija e këngëtares – Sillvana Sintova gjë për të cilën tregon.

Kur isha e vogël i pëlqeva operat “Traviata dhe “Madama Butterfly”. Nëna ime rikrijonte role tragjike dhe personazhet e saj vdisnin në skenë. Prandaj unë qaja me lot. Deri në moshën 18-vjeçare desha të bëhem këngëtare, mësova këndim në shkollën muzikore në Berlin. Por e nisa rrugën e artistes – si ati im i cili kishte mbaruar Akademinë Kombëtare të Artit Teatror dhe të Filmave në Bullgari. Pasi tre vjet rikrijova personazhe të ndryshme në Londër nisa punë si PR në një firmë të madhe për pllaka të gramafonit. Pas kësaj më transferuan në Paris të përgjigjem për këngëtarët dhe dirigjentët, me të cilët realizoheshin incizimet, dhe më në veçanti për dirigjentin dhe pianist Daniell Barenbojm. Në vazhdim të 8 viteve isha PR-i i tij personal. Pas kësaj krijova një agjenci të vet për PR dhe menaxhim të këngëtarëve dhe dirigjentëve. Punojmë me bashkëshortin, i cili është bir i një këngëtare tjetër të madhe Hilldegard Berens (Hildegard Behrens). Bija jonë gjithashtu ka dëshirë të bëhet këngëtare, ndërsa biri – pianist...

Me bijën Sillvana dhe mbesën Marija-Anna / Foto: Daniell Dimitrov

Sillvana tha, se incizimet të cilat do të prezantohen më 7 prill janë pak të njohura dhe janë pjesë e arkivit personal të këngëtares Anna Tomova-Sintova.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Me bijën Sillvana dhe mbesën Marija-Anna / Foto: Daniell Dimitrov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD

"Në izolator"- një këngë e lindur nga përvoja e jetikës

Duke fituar popullaritet të konsiderueshëm si pjesë e dyshes Pavell & Venci Venc' , Pavell Nikollov mori rrugën e tij të pavarur në muzikë. Ditë para ditëlindjes së tij më 10 dhjetor, ai publikoi këngën solo "Në izolator". Në të, përveç se..

botuar më 24-12-10 10.43.PD