Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Diana Dimitrova zgjodhi rrugën drejt atdheut me shpresë për ndryshim

Deri në Amerikë dhe anasjelltas – në qytetin Elin Pelin

Kur kemi dyshime për vlerat në jetën tonë, kur jemi të dëshpëruar dhe besimi ynë në të ardhmen e mirë është i tronditur, atëherë kemi nevojë për t’u kthyer te burimi i pastër i urtësisë dhe shpresës. E gjejmë në kujtimin për heronjtë tanë kombëtarë, në folklorin e pasur të popullit tonë. Pikërisht ethja për të përjetuar çdo një çast prej jetës së saj pranë njerëzve nga qyteti i lindjes e ka kthyer një bullgare të re dhe ambicioze nga SHBA-ja përsëri në atdhe. Diana Dimitrova është banore e qytetit Elin Pelin, por ka jetuar afro 10 vjet jashtë.

“Unë kam lindur në këtë qytet, ai ka ndikuar shumë në jetën time të përditshme, është një vend i mrekullueshëm, ku mund t’i rritësh fëmijët dhe kam dëshirë që fëmijët e mi të rriten pikërisht këtu” – thotë Diana Dimitrova dhe shton: “U ktheva me familjen time nga SHBA-ja para 3 vitesh dhe nuk arrita të gjej një vend, i cili të më pëlqejë. Fillova një veprimtari aktive shoqërore, mblodhëm për shembull nënshkrime të qytetarëve për ndërtimin e një sheshi të ri për fëmijët, organizuam një aksion për dhurim gjaku. Atëherë me mua vendosi kontakt kryetari i bashkisë së Elin Pelinit – z. Ivajllo Simeonov, i cili më ftoi në ekipin e tij. Argumentet e tij ishin se në bahski ka nevojë pikërisht për njerëz të tillë “të çmendur”, të cilët duan të punojnë për të mirën e njerëzve. Të punosh në administratë ka edhe pluse, edhe minuse, por ka ardhur koha, kur njerëzit më të rinj dhe më pozitivë duhet “ta rinojnë gjakun” e administratës shtetërore. Gjithmonë do të ketë probleme, por për fat të keq shumë prej tyre i shkaktojmë vetë ne. Në qoftë se nuk e ndryshojmë sjelljen tonë, situata gjithashtu nuk do të ndryshojë. Dinakëria, mosrespektimi i ligjeve – mospagimi i tatimeve, mospagimi i punës së kryer, kjo do të na dalë prej hundësh në një etapë më të vonshme. Për fat të keq fëmijët tanë mësohen se nuk ka ndëshkime dhe vetë ne jemi fajtorë për mungesën e tyre.”

Bashkia e Elin Pelinit është e njohur për tubimet e shumta folklorike, që zhvillohen në sheshin e qytetit. Më 6 prill do të ketë festë “Në vallen me shopët” (grup etnografik në Bullgarinë Perëndimore, në Serbinë Lindore dhe në pjesën Verilindore të Maqedonisë së Veriut, ku ka popullsi bullgare). Tashmë filloi përgatitja për zakonin “Llazarica”, që ka të bëjë me Ditën e Shën Llazarit (Festa e Dafinave). Mirëpo, më e madhe këtë vit do të jetë “Festa e Shopëve” nga 17 deri në 23 qershor, sepse ky do të jetë edicioni i tij i 50-të. Programi përfshin rikrijimin e zakoneve dhe traditave të vjetra. Në bashki ka edhe nisma të tjera patriotike, drejtuar banorëve më të vegjël. Organizohen takime të rregullta të klubit “Unë jam bullgar”, ku fëmijët njihen me jetën dhe veprën e personaliteteve më të shquara të historisë sonë. “Fëmijëve nuk u flitet mjaftë për Levskin, Rakovskin, Botevin, ndërsa ata kanë dëshirë të mësojnë më shumë për heronjtë tanë” – tha Diana Dimitrova, duke shtuar:


“Prandaj krijuam klubin dhe takohemi çdo një të diel të tretë, ose të katërt të muajit. Ka një interes shumë të madh. Muajin e kaluar tema kushtuar Vasill Levskit grumbulloi 100 fëmijë, të ethur për të mësuar më shumë për jetën dhe veprën e tij.


Takimi i fundit gjatë muajit mars ishte me temë “Heronjtë pa emër të Shipkës”, ndërsa takimi më 21 prill do t’i kushtohet Rajna Popgeorgievës, e cila është e njohur si Rajna Knjaginja (Princesha Rajna) – mësuese dhe mami nga Panagjurishte, e cila e ka qepur flamurin e Kryengritjes së Prillit. Mendojmë se kurrë nuk mjafton të flasim për heroizmin dhe sakrificën e stërgjyshërve tanë. Shpresojmë që të bëjmë në qytetin tonë “Shteg të udhëheqësve bullgarë”. Do ta pikturojmë fasadën e njërës shkollë me imazhet dhe emrat e udhëheqësve bullgarë dhe vitet e udhëheqjes së tyre. Kështu ata do të mbahen mend më lehtë. Në të njëjtën kohë do të rikujtojmë se shteti ynë është krijuar para 13 shekujsh e gjysmë, një fakt për të cilin ne bullgarët duhet të krenohemi.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD