Nxënësit e klasës së dytë Georgija Ivanova dhe Nikollaj Radev nga qyteti danubian Ruse, nisën për në Puket të Tajlandës për të konkurruar në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës – TIMO. Në të do të marrin pjesë 1700 nxënës nga 21 shtete.
Georgija Ivanova dhe Nikollaj Radev janë ndër tetë matematikanët më të mirë në Bullgari në moshën e tyre. Këtë e treguan konkurset e brendshme. Dy fëmijët marrin pjesë në këtë garë në sajë të përkrahjes financiare të Fondacionit Bashkiak “Ruse – qytet i shpirtit të lirë”.
Georgija Ivanova është mbajtëse e medaljes së bronztë nga Turneu i 6-të Ndërkombëtar “Matematika pa kufi”, ndërsa Nikollaj Radev ka dy medalje të arta nga Olimpiadat Ndërkombëtare të Matematikës në Hon Kong dhe Puket.
Në vitin 2024 nxënësit bullgarë fituan 91 medalje nga olimpiada ndërkombëtare, evropiane, rinore dhe ballkanike dhe garat e shkencave natyrore. 11 prej tyre janë ari, 40 - argjendi dhe 40 - bronzi. Këtë e njoftuan nga Shoqata e Ekipeve Olimpike në..
Sipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të..