Instituti Evropian i Sindikatave publikoi një raport krahasues kushtuar punës në BE për vitin 2018. Në qendër të vëmendjes janë pagat nga 10 vitet e kaluara. Nga raporti bëhet e qartë se Bullgaria është rekordiste për nga rritja reale e pagës mesatare në periudhën 2009-2018 prej afro 90 për qind. Në pozitë të dytë radhitet Rumania – me 34 për qind, ndërsa në vend të tretë është Polonia – me 30 për qind. Në disa shtete ka rritje 0, ndërsa në disa të tjera është konstatuar tendencë e pakësimit të pagave – si për shembull në Greqi dhe Spanjë. Lajmi i mirë është se pagat te ne lëvizin pa ndërprerje lart. Lajmi u shpall nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB) gjatë një konference të organizuar nga sindikata në Sofje. Ajo ishte me temë “Shtylla evropiane e të Drejtave Sociale – shtylla e së ardhmes së Evropës” dhe u zhvillua vetëm një muaj para forumit mbarervopian të sindikatave.
Mirëpo ky lajm i mirë për rritjen e pandërprerë të të ardhurave nuk na jep shkas për krenari dhe gëzim, sepse pas kësaj vjen pyetja e logjikshme – çfarë në fakt mbetet nga të ardhurat e bullgarit në xhepin e tij? Në sfondin e çmimeve dhe të tatimeve gjithnjë në rritje dhe të mjedisit të keqësuar të punës, bullgari mbetet më i varfri ndër punonjësit në Evropë.
“Rritja ekonomike, pa rritje të pagave, e kërcënon shumë besimin ndaj BE-së, si bashkim i integrimit” – thotë Ljuben Tomev, drejtor i Institutit për Studimet Sociale dhe Sindikaliste pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura, dhe shton:
“Të dhënat ,të cilat bëjnë përshtypje më të madhe, janë ato për rritjen e pagës minimale dhe për rritjen e prodhueshmërisë së punës. Ato tregojnë se në 15 shtete dallimi është negativ. Atje prodhueshmëria e punës e tejkalon rritjen e pagës – ndër to janë Finlanda, Lituania, Spanja dhe Kroacia. Mirëpo, në 11 shtete paga reale e tejkalon rritjen e prodhueshmërisë së punës. Këtu Bullgaria është ndër vendet prijëse me afro 60 për qind dallim. Mjedisi i punësimit te ne po keqësohet gjatë disa viteve të fundit – po rritet numri i të dëshpëruarve në tregun e punës dhe ai i vendeve të punës, të cilat nuk disponojnë mbrojtje sindikaliste. Në Shtyllën Evropiane të të Drejtave Sociale ka angazhim për pagim adekuat minimal të punës, që të mos ketë “punonjës të varfër”.
"Nuk ka shtet tjetër në BE, ku të ketë pabarazi të tilla në të ardhurat dhe nivele të tilla të varfërisë ndër popullsinë” – thotë presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Pllamen Dimitrov:
“Rritja e ekonomisë, vendet e punës, pagat nuk shpërndahen në mënyrë të drejt mes punëtorëve në Bullgari. Megjithëse gjatë 10 viteve të fundit ka rritje të qëndrueshme të pagave, në të njëjtën kohë po vëzhgohet rritje e varfërisë dhe pabarazi të mëdha mes bullgarëve që punojnë. Ne e kemi pagën më të ulët minimale në tërë BE-në, nivelet e të ardhurave mesatare mbeten të ulëta, si tendencë e re konstatohet thellimi i pabarazive mes më të pasurve dhe më të varfërve. Praktikisht 2/3 prej punonjësve bullgarë marrin më pak se paga mesatare e komentuar nga sindikatat – 1180 leva në vend (rreth 590 euro) – për muajin dhjetor 2018-ës. Gjatë 2017-ës bullgarët në risk varfërie kanë qenë afro 39 për qind me nivel mesatar pak mbi 22 për qind për BE-në.”
Konfederata e Sindikatave të Pavarura i ka dërguar kërkesë qeverisë për rritje të të ardhurave nga 11 deri në 15 për qind gjatë katër viteve në vijim për të gjithë punonjësit bullgarë. Kjo do të thotë se nga janari i vitit tjetër paga mesatare në Bullgari duhet të bëhet 650 leva (rreth 325 euro). Sindikata propozon që njerëzit me arsim të lartë në Bullgari të marrin pagë fillestare prej 1000 levash (rreth 500 euro). Sipas Pllamen Dimitrovit kjo rritje është e arritshme, sepse 15 për qind do të thotë jo më shumë se 100-150 leva (rreth 50 – 75 euro) mbi pagat aktuale. Në qoftë se kjo ndodh, për 4 vjet mund ta arrijmë një pagë mesatare shumë afër 1000 eurosh. Atëherë shumë prej bullgarëve, të cilët aktualisht punojnë jashtë, ndoshta mund të kthehen në atdhe, na shpjeguan nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..