Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qeveritarët merakosen për fluks eventual masiv të emigrantëve

Foto: BGNES

Ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të brendshme – Krasimir Karakaçanov dhe Mlladen Marinov, bashkë me shefat e Policisë Doganore dhe të Forcave Tokësore, sot ndodhen në rajonin e Pikës së Kalimit Kufitar – Kullata, në kufirin tonë me Greqinë. Vizita e tyre vjen pas takimit urgjent të thirrur dje në Sofje nga Kryeministri Bojko Borisov për diskutimin e masave për përballimin e një fluksi të ri eventual të refugjatëve nga Greqia për në Evropën Perëndimore, përmes territorit të Bullgarisë.

Shpejtësia e reagimit bullgar është për shkak të shqetësimeve serioze për riaktivizimin e ashtuquajturit “Itinerari Ballkanik” të emigrantëve për në Kontinentin e Vjetër. Itinerari në fjalë ishte “mbyllur” në vitin 2016 dhe që prej atëherë nuk regjistrohen grupe të mëdha klandestinësh, të cilët dëshirojnë të kalojnë kufirin tonë jugor. Ngjarjet e fundit në Greqi dhe Turqi provokuan shqetësime se kjo situatë mund të ndryshohet.

Ndryshe nga kriza e refugjatëve para 5 vjetësh, sot jo kufiri me Turqinë, por kufiri me Greqinë është ai më problematik. Arsye suplementare për merakosje jep fakti se edhe në Greqi edhe në Turqi ndër emigrantët ka njerëz, të cilët përpiqen të organizojnë “karvan” refugjatësh dhe lëvizje masive në drejtim të Evropës Perëndimore. Rajoni i pikës së kalimit kufitar Kullata është një vend, ku grupe të mëdha refugjatësh mund të kalojnë kufirin në mënyrë të organizuar, po të ketë një lëvizje të tillë masive. Aktualisht sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme Mlladen Marinov situata në rajonet kufitare është e qetë, por ka nevojë për më shumë policë dhe përfaqësues të xhandarmerisë atje. Me sa duket shqetësimet e qeveritarëve janë të konsiderueshme dhe këtë e tregojnë planet për përfshirjen e ushtrisë në mbrojtjen e kufijve. Kjo zakonisht është një masë që përdoret vetëm në raste të jashtëzakonshme. Pas takimit të djeshëm Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se ushtria është gati të dërgojë 1200 veta brenda një afati 24-orësh, dhe për mbrojtjen e kufijve mund të sigurojë 3000 ushtarë.

Tani për tani në Bullgari, ndryshe nga ngjarjet e javëve të fundit në Turqi dhe në Greqi, nuk janë regjistruar përpjekje për organizimin e lëvizjes së grupeve të mëdha refugjatësh për në Evropën Perëndimore. Sipas fjalëve të ministrit të mbrojtjes Krasimir Karakaçanov, i cili është zëvendëskryeministër për çështjet e sigurisë, “akoma është e mundshme që edhe në Bullgari të organizohet diçka e tillë” dhe Bullgaria duhet të marrë masa analogjike me masat në fqinjët tanë jugorë. Jo vetëm për të garantuar sigurinë kombëtare, por edhe për këtë se në BE së shpejti do të zhvillohen zgjedhje parlamentare dhe nëse dikush dëshiron të destabilizojë Evropën duke provokuar një fluks të madhe të emigrantëve, ai do ta bëjë këtë.

Dhe në një situatë të pafavorshme, në se në territorin tonë hyjnë grupe emigrantësh, Bullgaria është gati t’u sigurojë strehim, sepse aktualisht 2/3 prej vendeve në kampet e refugjatëve janë të lira. Por këtu ka një problem tjetër – shoqëria jonë ndoshta nuk është gati të pranojë refugjatë të rinj – ka shumë emocione negative të lidhura me këtë temë, të cilat lehtësisht mund të përdoren për qëllime politike dhe zgjedhore. Por kundër kësaj dukurie nuk mund të merren masa institucionale, ka nevojë për sjellje të përgjegjshme politike të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD