Në kuadrin e vizitës dyditore në Liban presidenti Rumen Radev u takua me bullgarë me banim në Liban. Bullgarët në këtë vend janë përafërsisht 400 veta dhe në Bejrut kanë një shkollë bullgare të së dielës.
Në Liban presidenti u shoqërua me një delegacion bullgar biznes në krye me zëvendës ministrin e ekonomisë Aleksandër Manolev. Nga takimet që pati ai u bë e qartë, se kompani bullgare do të kenë mundësi të konkurrohen për projekte infrastrukturore për më se 7 miliard dollarë amerikanë, të cilat ka për t’u realizuar në Liban.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..