“Jam i befasuar me praninë e shqipes në këtë universitet, me studentët dhe profesorët të cilët me kaq përkushtim i thellojnë studimet mbi albanologjinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Përkthimi i veprës sime ‘Ndëshkimi i Kujtimeve’, nuk është vetëm mirënjohje personale, por është vlerësim për atdheun tim” – këtë e tha autori nga Kosova Rexhep Hoti gjatë promovimit të librit të tij në gjuhën bullgare në ambientin e Universitetit të Sofjes. Ngjarja ishte organizuar nga Katedra e Gjuhësisë së Përgjithshme, Indo-Evropiane dhe Ballkanike pranë Universitetit të Sofjes dhe kaloi nën drejtimin e udhëheqëses së kësaj katedre – docentja Ekaterina Tarpomanova.
Ky është libri më i madh me poezi i një autori nga Kosova që është përkthyer në gjuhën bullgare dhe po ndodhet në libraritë bullgare në sajë të punës së përkushtuar të përkthyeses Magdalena Dimitrova, e cila akoma është studente në Specialitetin e Ballkanistikës, dhe të shtëpisë botuese “Gutenberg”.
Se si “Ndëshkimi i Kujtimeve” ndezi zjarrin e dashurisë së saj ndaj gjuhës shqipe, ju ftojmë të mësoni nga vetë përkthyesja Magdalena Dimitrova:
Për “Ndëshkimin e Kujtimeve” që na çon “deri në kufijtë e mundshëm të erotikës dhe deri në kufijtë e mundshëm të tragjedisë”, për frymëzimin e një politikani dhe për imazhin e Kosovës të treguar me anë të këtij libri, mund të mësoni nga Rexhep Hoti në intervistën e dhënë posaçërisht për Radio Bullgarinë:
“Për ta kuptuar veprën e Hotit, lexuesi bullgar duhet ta njohë aspektin politik, ekonomik e historik të popullit shqiptar. Lexuesi bullgar mund të përfitojë shumë, jo vetëm nga ana artistike por edhe nga ana historike dhe politike. Shpresoj që ne dhe kolegët tanë të vazhdojmë të përkthejmë librat e zotit Hoti sepse veprat e tij kanë vlera të mëdha kulturore, historike dhe artistike”, – tha albanologu dhe politologu profesor Anton Panchev, i cili është redaktori i librit.
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..